Flash

Kosova dhe Serbia diskutojnë javën tjetër zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve

Lapsi.al 28 March 2023
Kosova dhe Serbia diskutojnë javën tjetër zbatimin e

Zyrtarë të Bashkimit Evropian njoftuan të martën se javën e ardhshme pritet të mbahet një takim ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Ky do të jetë takimi i parë në mes të zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë që nga 18 marsi, kur udhëheqësit e të dyja vendeve u pajtuan të zbatojnë një plan të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve, që është kusht për përmbushjen e aspiratave të tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ajo që mund të them në këtë moment është se një takim i kryenegociatorëve do të zhvillohet javën e ardhshme në Bruksel. Ata janë ftuar nga ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për të çuar përpara gjithçka që është arritur në Ohër dhe të fillojnë të bëjnë hapat e parë drejt zbatimit”, tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, duke nënvizuar se blloku pret që Kosova dhe Serbia të fillojnë sa më shpejt zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.

“Të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatim të shpejtë dhe në mirëbesim, kjo është ajo për të cilën po punojmë. Ne kemi filluar nga ana jonë për të funksionalizuar hapat e parë, që do të thotë të fillojmë të rregullojmë pozicionin e përbashkët të Bashkimit Evropian kur bëhet fjalë për kapitullin 35 (te negociatave për anëtarësim) për Sebinë dhe për rastin e Kosovës”, tha zoti Stano.

Plani evropian për të cilin palët u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel ndërsa me 18 mars në Ohër për zbatimin e tij, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Mosnënshtrimi i dokumentit në takimin e Ohrit ka nxitur mëdyshje nëse marrëveshja mund të trajtohet si ligjërisht e detyrueshme. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thonë se pavarësisht që kjo marrëveshje nuk u nënshkrua nga palët, ajo është detyrim ligjor.

Autoritetet në Kosovë i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë sjelljen e Serbisë, e cila siç thonë po refuzon të nënshkruajë pajtimin e arritur në Ohër ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se nuk do të zbatojë pjesët e saj që kanë të bëjnë me mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara./VOA/

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI