Flash

Kim Jong Un bën thirrje për rritje të prodhimit të “materialit bërthamor”

Lapsi.al 28 March 2023
Kim Jong Un bën thirrje për rritje të prodhimit të

Lideri koreanoverior, Kim Jong Un, i ka bërë thirrje shtetit të tij që të zgjerojë prodhimin e “materialeve bërthamore të shkallës së armëve” për të krijuar bomba, ka raportuar media shtetërore të martën.

Kërcënimi i fundit i Kimit, dhe zotimet për të zgjeruar prodhimin e raketave bërthamore, janë bërë pasi Shtetet e Bashkuara e kanë dërguar në Korenë Jugore një grup luftanijesh.

Kim ka marrë në pyetje zyrtarët nga Instituti shtetëror për armë bërthamore dhe ka thënë se Koreja Veriore duhet të përgatitet për të përdorur armët “në çdo vend dhe në çdo kohë”.

Ai u ka bërë thirrje zyrtarëve që të zgjerojnë “prodhimin e materialeve bërthamore të shkallës së armëve” të cilat, sipas tij, janë të nevojshme për rritje “eksponenciale” të arsenalit shtetëror.

Në disa fotografi të publikuara nga gazeta zyrtare, Rodong Sinmun, Kim është parë i rrethuar nga zyrtarët në uniformë, të cilët kanë inspektuar ato që supozohen të jenë koka bërthamore taktike, të identifikuara si “Hwasan-31” – që nënkupton vullkan në gjuhën koreane.

Këto koka mund të vendosen në disa lloje të raketave.

Vitin e kaluar, Koreja Veriore e ka shpallur veten fuqi bërthamore “të pakthyeshme” dhe Kim ka thënë së fundi se ka kërkuar rritje të prodhimit të armëve bërthamore, përfshirë raketave.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI