Flash

Kapen 760 kg kokainë, 21 të arrestuar në Itali, mes tyre një shqiptar

Lapsi.al 28 March 2023
Kapen 760 kg kokainë, 21 të arrestuar në Itali, mes tyre një

Policia italiane ka shkatërruar grupin kriminal të shpërndarjes së drogës dhe ka sekuestruar  760 kg kokainë të fshehur  në një lëkurë të papërpunuar viçi.

Mediat italiane bëjnë me dije se janë ndaluar 21 persona mes të cilëve janë kryesisht italianë, domenikane dhe mes tyre është edhe një shqiptar. Sipas mediave vlera e kokainës së sekuestruar në treg do të kapte shifrën e mbi 60 milionë eurove nëse do shitej me pakicë dhe 23 milionë me shumicë.

Ndër të tjera theksohet se droga është sekuestruar në  Bolonja e cila dyshohet  se ka mbërritur në Itali nga Amerika e Jugut dhe ishte fshehur në kontejnerët e ngarkuar me lëkurë të papërpunuar viçi.

Mbi 700 kg kokainë ishin fshehur në copa, të paketuara dhe ishin identike në pamje, madhësi dhe peshë afërsisht 500 gram secila. Sasia e drogës bashkë me 341 mijë euro janë sekuestruar.

Në pak më shumë se një vit, duke filluar nga shkurti 2022, policia kreu kontrolle të shumta, duke goditur kështu grupin kriminal Domenikan. Gjatë hetimeve janë sekuestruar edhe shuma të mëdha parash.  Ndër të tjera bëhet me dije se  grupi i trafikantëve i kishte bazat në Romë, Milano, Bologna, Vado Ligure, Terni, Santa Croce sull’Arno e Creazzo.

Të këshilluara

Osmani bën homazhe në Izbicë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial në Izbicë, me rastin e 24-vjetorit të masakrës. Presidentja Osmani pritet të bëj...

09:30

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI