Flash

Jeremy Renner zbulon detaje për gjendjen e tij shëndetësore

Lapsi.al 28 March 2023
Jeremy Renner zbulon detaje për gjendjen e tij shëndetësore

Jeremy Renner e nisi vitin e ri në mënyrën më të keqe të mundshme. Aktori pësoi një aksident me një borëpastruese që për pak i kushtoi jetën më 1 janar. Atij iu desh t'i nënshtrohej një operacioni për një traumë në kraharor dhe qëndroi në kujdes intensiv për disa kohë.

Lëndimet që ka pësuar aktori 52-vjeçar e kanë bërë shumë të ngadaltë rikuperimin e tij. Në fakt, siç raportojnë mediat amerikane, mund të duhen deri në dy vjet për t'u rikthyer në formën e tij më të mirë. Vetë Jeremy Renner ka informuar ndjekësit për gjendjen e rehabilitimit të tij duke ngarkuar pamje në rrjetet e tij sociale. Javën e kaluar ai postoi një foto të tij në një shtrat shoqëruar me mbishkrimin: "Stërvitje në mëngjes... Gjithçka ndryshoi këtë vit të ri. Këto mbi 30 kocka të thyera do të riparohen, forcohen, si dashuria dhe lidhja me familjen. Dashuri dhe bekime për të gjithë", siguroi Renner.

Tani, Jeremy ka raportuar sërish për gjendjen e tij shëndetësore duke shpërndarë një video 15 sekonda në Instagram. Në të, ai shihet duke  duke hedhur hapat e parë pas aksidentit. “Tani më duhet të gjej gjëra të tjera për të zënë kohën time në mënyrë që trupi im të rikuperohet nga vullneti im”, ka shkruar ai. Gjithashtu aktori e ka shpërndarë videon në historinë e tij në Instagram me mbishkrimin “Është koha që trupi im të pushojë”./Lapsi.al

Të këshilluara

Shakira, në një romancë të re dashurie

Shakira po numëron ditët derisa të nisë një jetë të re larg Barcelonës, pasi planifikon të transferohet në Miami në mes të prillit, kur fëmijët e saj do të fill...

13:46

Lista e fituesve të iHeart Radio Awards

Duke festuar artistët dhe këngët më të luajtura në stacionet iHeart Radio Awards , edicioni i 10-të i ceremonisë së çmimeve paraqiti një listë të nominuar me ar...

12:56

Kelly Clarkson i rikthehet muzikës

Kelly Clarkson zbuloi së fundmi se ajo po publikon një album të ri të titulluar Chemistry. "Është koha zyrtarisht t'ju them se unë kam punuar në këtë projekt...

16:52

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI