Flash

Hetimet për sulmin ndaj Top Channel/ 'Range Rover' iu vodh një turisti kosovar (VIDEO)

Lapsi.al 28 March 2023
Hetimet për sulmin ndaj Top Channel/ 'Range Rover' iu vodh

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të tjera mbi sulmin e armatosur ndaj televizionit “Top Channel”. Aty mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola. Blutë e kryeqytetit njoftojnë se automjeti i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i është vjedhur nga autorët një turisti kosovar më korrik të 2020, në fshatin Tale të Lezhës. Targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë natën e ndërrimit të viteve.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/WhatsApp-Video-2023-03-28-at-12.54.35-PM-1-1.mp4"][/video]

“Range Rover”-i u gjet i djegur me dy kallashnikovët e përdorur në krim brenda. Ai është sekuestruar dhe po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave. Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate.

Duke bërë një kronologji të ngjarjes, policia njofton se automjeti i autorëve ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë. Ai ka dalë përballë godinës së televizionit Top Channel dhe në atë moment autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës. Menjëherë pas zbrazjes së karikatorëve, autorët janë larguar me shpejtësi përsëri nëpërmjet rrugës që kanë ardhur. Ata kanë shkuar në drejtim të Durrësit, dhe në orën 00:36 janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë.

Të këshilluara

Osmani bën homazhe në Izbicë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial në Izbicë, me rastin e 24-vjetorit të masakrës. Presidentja Osmani pritet të bëj...

09:30

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI