Flash

Berisha në Kuçovë: T'i rikthejmë vendit pluralizmin në 14 maj

Lapsi.al 28 March 2023
Berisha në Kuçovë: T'i rikthejmë vendit pluralizmin

Sali Berisha përsëriti nga Kuçova se zgjedhjet e 14 majit janë më shumë se zgjedhje vendore. Berisha tha se qytetarët kanë në dorë një nga vendimet politike më të rëndësishme, të rivendosin pluralizimin politik në Shqipëri.

Lideri i opozitës iu referua edhe situatës që po kalon vendi, duke shtuar se regjimi ka shtënë në dorë të gjitha pushtetet dhe ka instaluar monizmin.

Berisha tha gjithashtu se PD mbetet forcë politike e pamposhtur sepse kauza e saj është e drejtë, por edhe se ka korrigjuar gabimet e veta.

"Ne me 14 maj, votojmë qeveritarët vendorë, por e vërteta është se në 14 maj ne kemi në dorë njërin nga vendimet politike më të rëndësishme të jetës tonë. Ne kemi në dorë që në 14 maj të votojmë së pari për të rivendosur pluralizmin politik në Shqipëri. Nëse ne analizojmë qetësisht se si ka mundësi që në 8 vite ne rrokullisemi në këtë mënyrë, si ka mundësi që braktisim këtë tokë sikur të ishte e mallkuar dhe jo vend i bekuar. Si ka mundësi që ne në vend që të përmirësohemi çdo vit, në tërësi shkojmë duke u varfëruar.

Të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët; regjimi arriti të humbasë çdo lidhje me qytetarët, të vendosë të gjitha pushtetet në duart e tij, të vendosë monizmin. Monizmat janë fatkeqësitë më të mëdha të kombeve, qoftë ata ideologjike, siç e kemi përjetuar ne atë marksist-lelinist, qoftë ato fetare teokratike, qofshin këto të cilat quhen në doktrinë mobokraci, apo pushtete të bandave dhe krimit.

Edi Rama sot kontrollon 10% më shumë pushtet se sa diktatori i fundit komunist në vitin 1990. Edi Rama sot kontrollon çdo pushtet, çka do të thotë për ju si qytetarë, liritë dhe të drejtat që ua jep kushtetuta, që janë edhe hyjnore i keni fiktive, nuk keni asnjë garanci sepse ato janë në duar të një regjimi që nuk ka ligj, kushtetutë, që bashkëpunon ditë e natë me krimin, që bazohet në drogën dhe vjedhjen tuaj.

Atëherë çfarë do të bëjmë ne më 14 maj. Do ti japin ne përgjigjen e merituar këtij regjimi, do të vendosim ne me votën tonë rikthimin e pluralizmit në Shqipëri. E kemi edhe ne një përgjegjësi, e kemi. E ndihmuam Edi Ramën ne, e ndihmuam shumë kur dorëzuam afrofe të gjitha bashkitë dhe komunat atij. I dorëzuam plotësisht dhe ishte një gabim i pafalshëm dhe PD nuk e përsërit kurrë atë.

Ne jemi një forcë politike e cila mbetet e pamposhtur për dy arsye.

E para; idealet dhe kauza jonë është e drejtë, e ndershme, fisnike, është kauza e lirisë.

E dyta ne gabojmë, por njohim dhe korrigjojmë gabimet tona. Ne nuk besojmë kurrë në të pagabueshmit, përkundrazi, analizojmë, shqyrtojmë, korrigjojmë. Ndaj dhe ne në statutin tonë shkruajtë; PD nuk bojkoton kurrë zgjedhjet dhe kurrë nuk do ti bojkotojmë më.

Kështu që në 14 maj, demokrate e demokratë, qytetarë të të gjitha forcave politike që e doni këtë vend dhe pluralizmin, duhet të ngrihemi në lartësinë e përgjegjësive tona. Ti rikthejmë vendit pluralizmin, të largojmë monizmin me votën tonë. Monizmi është fatkeqësi e madhe kombëtare.

Monizmi është mungesë lirie, liria është oksigjeni i shoqërisë, është oksigjeni i mjedisit të njeriut. Pa liri nuk ka jetë. Pa liri ka vetëm rrënim, ndaj dhe ne po largohemi dhe po largohemi nga Shqipëria", tha ai.

Këtë të martë, kryedemokrati Sali Berisha prezantoi në Kuçovë kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", për kryetar bashkie, Lefter Maliqi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI