Flash

Australiani gjen shkëmbin plot me ar, kushton 160 mijë USD

Lapsi.al 28 March 2023
Australiani gjen shkëmbin plot me ar, kushton 160 mijë USD

Një australian me një detektor metalik ka fituar “jackpotin”, duke gjetur një gur 4.6 kg që përmbante ar me vlerë 160 mijë dollarë amerikane (240 mijë dollarë australianë). Ai nuk dëshiron të identifikohet, por i ka thënë BBC se e bëri zbulimin në fushat e arit të Viktorias. Ato janë të njohura për kërkimin e arit në Australi në vitet 1800.

Darren Kamp, i cili vlerësoi dhe bleu ekzemplarin tha se ishte më i madhi që ka parë në karrierën e tij 43-vjeçare.

“Thjesht u trondita... Është një gjetje që ndodh një herë në jetë”, - tha ai për BBC.

Kamp nuk arrinte ta besonte kur një burrë që mbante një çantë të madhe shpine hyri në dyqanin e tij në Geelong. Normalisht njerëzit vijnë me flori fals ose gurë të tjerë që duken si prej ari, thotë Kamp.

"Por ai e nxori këtë gur dhe teksa e lëshoi në dorën time, tha: "A mendon se ka 10 mijë dollarë australianë në të?" "Unë e pashë dhe i thashë: "Kërko 100 mijë dollarë australianë".

Burri i tregoi më pas se ajo ishte vetëm gjysma e gjetjes së tij. I gjithë shkëmbi prej 4.6 kg përmbante 83 ons ose rreth 2.6 kg ar. Pasi e vlerësoi, Kamp e bleu arin prej tij.

Ai thotë se njeriu me fat po pret me padurim të shpenzojë të ardhurat për familjen e tij: "Ai më tha: "Oh gruaja ime do të jetë e lumtur". Zbulimet si kjo janë të rralla. Australia vlerësohet të ketë rezervat më të mëdha të arit në botë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI