Flash

Nisma Thurje depoziton kërkesën në KQZ për regjistrim në zgjedhje, me kandidat vetëm në Bashkinë Dropull

Lapsi.al 27 March 2023
Nisma Thurje depoziton kërkesën në KQZ për regjistrim

Endrit Shabani, kryetari i “Nismës Thurje” ka bërë me dije se në zgjedhjet lokale të 14 majit, do të kandidojnë për këshillat bashkiakë në 3 bashki, Tiranë, mat dhe Korçë.

Ai bëri me dije se për të provuar veten do të zgjedhin të garojnë edhe në një bashki të vogël siç është ajo e Dropullit, ku u shpreh se ka mundësi edhe të fitojnë.

Shabani i bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që në rast se nuk duan që interesat e tyre të mbrohen nga ata anëtarë të këshillave që kanë qenë deri tani, duhet të votojnë për kandidatët e “Nismës Thurje”.

“Ne do të garojmë në Përrenjas, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin Mirditë, Dibër, Klos dhe Mat, Korçë, Tiranë.

Duke qenë se nuk mund të paraqitemi vetëm me këshilla bashkiakë kemi vendosur të provojmë veten edhe në një bashki të vogël, atë të Dropullit.

Pavarësisht lidhjes së fortë me Tiranën, nuk po kandidojmë pasi nuk duam të gënjejmë qytetarët sepse e kemi të pamundur të fitojmë, por mund të fitojmë garën për këshillim bashkiak.

I bëj thirrje qytetarëve, cili nga kandidatët do të mbrojë më mirë interesat e tua në Këshillin Bashkiak, ata të pestë që njeh apo kandidatët tanë, profesionistët tanë të rinj. Nëse mendoni që janë më mirë këta që janë, vijoni dhe votojini”, ka deklaruar ai.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI