Flash

KiE thirrje Britanisë të mos miratojë projektligjin për emigracionin e paligjshëm

Lapsi.al 27 March 2023
KiE thirrje Britanisë të mos miratojë projektligjin për

Komisionerja e të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Europës, Dunia Mijatovic u kërkoi sot deputetëve britanikë të kundërshtojnë projektligjinpër emigracionin e paligjshëm , duke thënë se ishte në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të vendit.

Në një letër drejtuar anëtarëve të Dhomës së Komunave dhe Dhomës së Lordëve të lëshuar sot, Mijatovic shkroi se “është jetike që deputetët të parandalojnë miratimin e projektligjeve që nuk janë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Britanisë”.

Komisionerja iu referua projektligjit të diskutueshëm të promovuar nga qeveria e kryeministrit britanik Rishi Sunak, i cili parashikon dëbimin e menjëhershëm të të gjithë atyre që mbërrijnë në vend ilegalisht.

Projektligji, i cili mbështetet nga shumë deputetë konservatorë, por që është kritikuar nga grupet e të drejtave si Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, parashikon që emigrantët që hyjnë ilegalisht në Britani do të kthehen në vendet e tyre të origjinës ose në një “vend të tretë të sigurt”, si Ruanda, bazuar në një marrëveshje që Londra ka nënshkruar tashmë me këtë vend afrikan.

Në të njëjtën kohë, emigrantëve të paligjshëm që do të kapen do t’u ndalohet hyrja në Britani për gjithë jetën. Me këtë projektligj qeveria Sunak dëshiron të pengojë emigrantët të kalojnë kanalin e rrezikshëm Anglez.

Mijatovic, megjithatë, është e shqetësuar se dispozitat e projekt-ligjit janë në kundërshtim të qartë dhe të drejtpërdrejtë me rregullat themelore dhe të vendosura në lidhje me të drejtat e njeriut .

“Miratimi i këtij projektligji do të përkeqësojë situatën edhe më shumë në Britani për mbrojtjen e emigrantëve, azilkërkuesve dhe refugjatëve,” tha komisionerja.

Në të njëjtën kohë, ajo i kërkoi qeverisë britanike të rrisë mundësitë e emigracionit të ligjshëm dhe të sigurt dhe rekomandoi që të krijohet një kornizë në mënyrë që personat që kanë nevojë për mbrojtje ose kanë të drejtë të qëndrojnë në Britani për arsye të tjera, të mund të paraqesin një kërkesë nga Franca.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI