Flash

Harry Styles dhe Emily Ratajkowski, në një romancë dashurie

Lapsi.al 27 March 2023
Harry Styles dhe Emily Ratajkowski, në një romancë dashurie

Harry Styles dhe Emily Ratajkowski thuhet se janë në një  lidhje pasi u panë duke u puthur në Tokio. Në foto dhe video dyshja shihet duke ndarë disa puthje me njëri-tjetrin. Styles aktualisht është në Japoni duke performuar si pjesë e serisë së tij të koncerteve Love on Tour, të cilat do të rikthehen në Danimarkë në maj pas një pauze të gjatë.

Romanca e përfolur me Ratajkowski vjen pasi lidhja me Olivia Wilde mori fund në fund të vitit të kaluar. Burime të shumta konfirmuan për PEOPLE në nëntor se regjisorja , dhe këngëtari i "As It Was" po "bënin një pushim" nga lidhja e tyre pas gati dy vitesh së bashku, duke vënë në dukje se "vendimi shumë miqësor" erdhi në mes të vazhdimit të turneut dhe fokusi i Wilde te fëmijët e saj dhe puna në Los Anxhelos.

Dyshja të cilët u takuan në xhirimet e filmit të tyre Don't Worry Darling në shtator 2020, fillimisht dolën si çift teksa u fotografuan të kapur për dore teksa merrnin pjesë në një martesë së bashku në janar 2021. Ndërkohë, Ratajkowski kohët e fundit është lidhur me Pete Davidson dhe Eric Andre pas divorcit të saj nga producenti i filmit Sebastian Bear-McClard në vitin 2022. (Së bashku, dyshja ndajnë djalin 2-vjeçar Sylvester Apollo Bear.)/Lapsi.al

Të këshilluara

Sabiani reagon pas deklaratës së Lorencit

Sabiani ka reaguar pas deklaratës së konkurentit, Lorenc Hasrama. Ky fundit zbuloi ditën e djeshme në spektakël se  jashtë ka pasur një njohje me Keisin, e cila...

14:12

Lorenci flet për marrëdhënien me Keisin

Banorët e Big Brother Vip, Keisi, Lorenci dhe Kristi janë përfolur së fundmi shpesh në media.  Që prej hyrjes së Lorencit në rrjet qarkulloi lajmi se ai në fakt...

11:49

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI