Flash

Gigi Hadid pro lidhjes së Zayn Malik me Selena Gomez

Lapsi.al 27 March 2023
Gigi Hadid pro lidhjes së Zayn Malik me Selena Gomez

Pas aludimeve se Zayn Malik dhe Selena Gomez janë duke u takuar me njëri-tjetrin,  fansat kanë qenë kurioz lidhur me ndjenjat e Gigi Hadid për këtë situatë.

Një burim i tha së fundmi  Us Weekly se Hadid është plotësisht mbështetëse ndaj çiftit të ri. "Gigi nuk ka asnjë problem me Zayn që takohet," tha burimi i brendshëm. "Për sa kohë që ai është i lumtur dhe i qëndrueshëm dhe vazhdon të jetë një baba i mirë me vajzën e tyre Khai, ajo nuk e ka problem nëse ai krijon lidhje." Burimi vazhdoi të thoshte se Gigi nuk ka më ndjenja për Malik, dhe po “argëtohet” duke patur takime me persona të tjerë. Dyshja kanë mbetur bashkëprindër të shkëlqyer dhe duket se kanë një marrëdhënie miqësore.

Entertainment Tonight raportoi se Gomez dhe Malik u panë  duke puthur" gjatë një takimi në New York City të enjten, më 23 mars. Një person në vendngjarje i tha ET, “Selena dhe Zayn dolën në SoHo në Nju Jork mbrëmë rreth orës 22:30. Ata ecnin të kapur për dore dhe po putheshin. Shumica e stafit të restorantit dhe vizitorëve nuk i vunë re. Dukej sikur ishin rehat së bashku dhe ishte e qartë se ishte një takim.”

Nga ana tjetër Hadid së fundmi ka qenë e lidhur në mënyrë romantike me Leonardo DiCaprio pasi ata u panë duke u shoqëruar në shtator 2022 gjatë Javës së Modës në Nju Jork. Marrëdhënia dukej se u prish gjatë pushimeve pasi Hadid shkoi në shtëpi për të kaluar kohë me Khai dhe DiCaprio u nis për pushime. Por ata janë parë sërish bashkë në shkurt të këtij viti, duke ndezur thashethemet për pajtim./Lapsi.al

Të këshilluara

Sabiani reagon pas deklaratës së Lorencit

Sabiani ka reaguar pas deklaratës së konkurentit, Lorenc Hasrama. Ky fundit zbuloi ditën e djeshme në spektakël se  jashtë ka pasur një njohje me Keisin, e cila...

14:12

Lorenci flet për marrëdhënien me Keisin

Banorët e Big Brother Vip, Keisi, Lorenci dhe Kristi janë përfolur së fundmi shpesh në media.  Që prej hyrjes së Lorencit në rrjet qarkulloi lajmi se ai në fakt...

11:49

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI