Flash

Breshëria e kallashnikovit mbi Top Channel trondit vendin

Lapsi.al 27 March 2023
Breshëria e kallashnikovit mbi Top Channel trondit vendin

Pak pas mesnate, plot një karikator kallashnikovi u derdh mbi televizionin Top Channel duke lënë të vrarë një roje të godinës. Ngjarja tronditi thellë botën e medias dhe opinionin publik.

Roja që mbeti i vrarë quhej Pal Kola dhe ishte 60 vjeç.

Sipas njoftimeve nga policia, ngjarja ndodhi në orën 00:40 të mëngjesit të sotëm. 27 plumba u qëlluan drejt Top Channel-it. Dyshohet se në sulm morën pjesë tre persona.

(Policia në vendin e ngjarjes)

Po cili është itinerari që ndoqën autorët? Dyshohet se ata kanë ardhur nga Kashari në drejtim të Tiranës, në Mëzez. Sapo kanë kaluar godinën e televizionit janë kthyer nga ana e pasme duke qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur 27 gëzhoja, ndërsa pas ngjarjes në zonën e Kavajës u gjet një makine e djegur “Range Rover”, brenda së cilës ishin edhe dy kallashnikovë.

(Makina e djegur me dy kallashnikovë brenda)

Mësohet se makina dhe targat ishin të vjedhura. Këto të fundit, janë vjedhur një muaj më parë.

“Range Rover” është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave. Armët janë dërguar në laboratorin shkencor për t’u krahasuar me të dhënat e policisë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Motivet e ketij sulmi të paprecedent nuk bëhen me dije. Por, Top Channel vetë reagoi për ngjarjen duke i dhënë nuancën më të rëndë të mundshme. Në një reagim të gjatë për ngjarjen, Top Channel insiston se ky është një akt terrorist. Televizioni nuk le vend për interpretim sa i përket motivit pas këtij sulmi, misionin e fjalës së lirë.

"Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, e hënë 27 mars 2023, Top Channel është goditur nga një sulm terrorist, i pandodhur kurrë më parë në 32 vite ndërtim të shtetit të së drejtës dhe fjalës së lirë." - ishte kryefjala e reagimit të televizionit.

Ndërsa opinioni publik nuk e ka të qartë se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë veprim, tezat e hedhura janë të shumta, nga ato më banalet deri tek konspiracionet mbi pronësinë e Top Channel. Nga dyshimet për një hakmarrje për produksionin e Big Brother, deri tek shitja fiktive e Top Channel.

Lexo më tej: E vërteta e shitjes së Top Channel për 9 milionë euro (Faktet) 

Për ngjarjen e rëndë reaguan institucionet më të larta të vendit, politikanët, dhe shoqata të ndryshme që operojnë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama

"Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!" - u shpreh Rama.

Presidenti Bajram Begaj

Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola. Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj.

Kreu i opozitës Sali Berisha

Një akt kriminal i shëmtuar. Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.

Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit”- shkruan Berisha.

Ambasada Amerikane

“Ambasada e SHBA në Tiranë dënon me forcë sulmin vdekjeprurës ndaj Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. Nxisim agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor që do të nxjerrë përgjegjësit përpara drejtësisë". 

Shoqatat e mediave

“Mbetëm të shokuar kur mësuam se ka pasur një sulm me armë zjarri në ambientet e Top Channel në #Shqipëri, ku humbi jetën një roje sigurie e objektit. I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë hetime të pavarura dhe profesionale”, thuhet në një postim në Tëitter të Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias.

Por përmes kësaj platforme, Safe Journalist Albania përcolli mesazhin e Media Freedom Rapid Response, mekanizmit evropian që gjurmon monitoron e reagon ndaj shkeljeve të lirisë së shtypit në vendet e BE-së.

“Mendimet tona janë me familjen e rojës së sigurisë që humbi jetën në sulmin tragjik ndaj ambienteve të Top Channel në Shqipëri. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të kryejë hetime të plota dhe të paanshme për këtë incident dhe të nxjerrë autorët para drejtësisë”, thuhet në postim.

Ndaj ngjarjes së rëndë reagoi dhe shoqata “Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë”. Shoqata tha se sulmi ndaj Top Channel rëndon klimën në të cilën punojnë gazetarët në Shqipëri .

“Dënojmë me forcë sulmin terrorist me armë në orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj televizionit kombëtar Top Channel, gjatë të cilit humbi jetën roja i sigurisë. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë shprehin solidaritetin e plotë me kolegët e gjithë komunitetin e Top Channel dhe i përcjellin ngushëllimet më të ndjera familjarëve të të ndjerit Pal Kola. Shoqata u bën thirrje agjencive ligjzbatuese për hetime të sa më të shpejta dhe transparente mbi këtë ngjarje tronditëse për gjithë komunitetin e gazetarëve”, thuhet ndër të tjera në reagimin e saj.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Rama sfidon DASH, sulmon sërish Prestige

Pa kaluar as dy ditë nga publikimi i raportit negativ të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë për vitin 2022, ku një nga pikat e përmendura ishte sh...

14:29

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI