Flash

Atentati në Rrëshen, arrestohet një nga autorët

Lapsi.al 27 March 2023
Atentati në Rrëshen, arrestohet një nga autorët

Policia ka arrestuar Martin Bardhin, i cili dyshohet se së bashku me të birin Erind Bardhi qëlluan drejt makinës së Sajmir Reçit.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Rrëshen, Martin Bardhi dhe Enrik Bardhi, (babë e bir), kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit, ku për pasojë humbi kontrollin.

Njoftimi i policisë:

Rrëshen, Mirditë

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Rrëshën, ku pas një konflikti, u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit të një 41-vjeçari.

Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 2 autorëve të tjerë të dyshuar(djali dhe nipi i shtetasit të ndaluar) pasi nga hetimet të 2 këta shtetas rezultojnë të përfshirë në këtë rast.

Si rezultat i veprimeve profesionale operacionale dhe policore të kryera për një rast të ndodhur rreth orës 19:00, të datës 26.03.2023, në Rrëshen, ku nga këto hetime, dyshohet se shtetasi M. M. (alias M. B.) 59 vjeç dhe shtetasit E. V. (alias E. B. alias E. M.), 31 vjeç e K. M. (alias K. B.), 28 vjeç, përkatësisht djali dhe nipi i shtetasit M. M, të tre banues në Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., 41 vjeç, banues në Mirditë, u bë i mundur lokalizimin dhe kapja e shtetasit të kërkuar:

-M. M. (alias M. B.), 59 vjeç, banues në Rrëshen, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI