Flash

Karagjozë me vulë

Lapsi.al 27 March 2023
Karagjozë me vulë

Grupimi i vetëquajtur si PD zyrtare u soll në mënyrën më qesharake të mundshme me zgjedhjet e 14 majit. Ata nuk zgjodhën asnjërën prej rugëve që kishin në dorë. As nuk iu bashkuan kandidatëve të primareve për të mos përçarë opozitën, as nuk vepruan si një forcë politike serioze që konkuron në 61 bashkitë e vendit. Ata shkuan për variantin më absurd, atë për të propozuar kandidatë vetëm në ato qytete ku gjenin ndonjë delirant të gatshëm për tu thënë "PO", ku zbulonin ndonjë konkurent të ushqyer me tenderat e regjimit, apo ku kishin ndonjë qokë personale për të bërë.

Askush nuk mund ta shpjegojë dot se përse "vula" duhet të ketë psh. një kandidat në Tiranë, pa pasur të tillë në Shkodër, Elbasan apo Durrës? A mos vallë gjykojnë se Erion Veliaj është i pamposhtshëm? Edhe mundet, po le ta thonë e më pas të spjegojnë se përse i lanë të lira ato qytete ku i duket se Rilindja mund të thyhet. Kështu pa asnjë sqarim kjo zgjedhje vjen era fonde bashkie.

LEXO ME TEJ:

“Dorëzoni vulën tek doktori”/ Si u telendis për kandidatë grupi Alibeaj 

Le të shkojmë më tej. Ta zëmë se nuk donin ti prishnin punë kolegëve si Luçiano Boçi në Elbasan, apo Zef Hila, që u treguan të i gatshëm të digjnin mandatin e deputetit. Po a nuk vlen e njëjta logjikë edhe për Belind Këlliçin?

Le të supozojnë se e kanë kundër Metës (siç disa janë shprehur edhe publikisht), ndaj të cilit po bashkojnë votat me Ramën për ta nxjerrë nga politika. Po a ka sens që në një vend të mbështesësh atë që do Meta ndërsa në një qytet tjetër ta përdorësh si alibi.

Të abstragojmë sikur po sillen si anti berishistë, që nuk e suportojnë dot një politikan të shpallur non grata nga aleati i madh. Po a nuk janë kandidatët për kryebashkiak të primareve ata që e kanë pranuar dominimin e Berishës? Ç'kuptim ka të bësh diferencë mes salistëve të bardhë apo të zinj?

Ky arrnim pa koherencë është thjeshtë karagjozllëk. Ai tregon se jo vetëm nuk kemi të bëjmë me një parti, por shumë më keq, me një çetë të sponsoruzuar nga lart, që fatkeqësisht nuk ka mbështetës.

EMRI/ Alibeaj nxjerr kandidat në Tiranë përballë Këlliçit dhe Veliajt 

Edhë më shëmtuar dolën në këtë ballo me maska ata që flisnin në emër të bashkimit, duke propozuar mbështetjen e të zgjedhurit të foltores, kundër rivalit socialist. Po ç'kuptim ka ky suport hipokrit, kur atij që pretendon të mbështesësh nuk i ke vjedhur vetëm siglën, vulën dhe flamurin, por mbi të gjitha, financimin publik, të drejtën për të pasur komisionerë dhe kohën e llogaritur mediatike? Ç'kuptim ka që edhe pasi nuk të është përfillur mendimi për një qëndrim kaq themelor, të vazhdosh të sillesh si pjesë e asaj që vetëquhet PD-ja zyrtare?

Duket sikur ata që iu kundërvunë Alibeajt, në vendimin e tij për të pasur "disa kandidatë", duan të bëjnë të njëjtën lojë të fqlliqur si në 6 marsin e shkuar. Atëhere ata silleshin sikur nuk e kuptonin që Basha po i çonte drejt katastrofës dhe u befasuan aq shumë kur morën vesh rezultatin, sa i kërkuan atij dorëheqjen. 

Sot përfundon afati/ Alibeaj nxjerr 16 kandidatë për kryebashkiakë në zgjedhjet e 14 majit 

Por në këtë rast, pas 14 majit, as kjo nuk do të ketë rëndësi. Rri apo dorëqhiqet Alibeaj nga kryesimi i një çete pa vota, do të jetë më shumë një subjekt humori e gallate sesa një çështje politike.

Në këtë kuptim, fati i kësaj shporte karavidhesh është fare i papërfillshëm. Nëse ata vlejnë për një gjë, kjo nuk ka lidhje me të ardhmen e tyre, por me testimin e këtij grupimi si lakmues për zgjedhjet që do të kemi në 14 maj. Ata janë njohur dhe pranuar politikisht si faktor nga qeveria dhe ambasada amerikane. Ata janë shpallur si opozitë nga gjykata, KQZ-ja, KAS-i dhe Kolegji zgjedhor. Në bazë të ligjeve të vendit, ata do kenë njerëzit e tyre në gjithë trupën e arbitrimit të zgjedhjeve. Ata do marrin para nga buxheti për të garuar. Ata do të jenë të privilegjuar në daljet televizive dhe në pozicionin që do të mbajnë në fletën e votimit. Pra ata janë dëshmia më domethënëse e farsës elektorale që po përgatitet, ku shqiptarëve po u serviret si opozitë kryesore një grupim që i ka lënë bosh së paku 2/3 e garave për kryebashkiakë.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

Një raport dhe dy të vërteta

Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve mbi situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri përbën një radiografi kritike si për politikën dhe medi...

18:24

Në kërkim të Albin tradhëtarit

Albin Kurti është detyruar të lëshojë diçka më shumë sesa pritej prej tij, por ai, as nuk ka tradhëtuar, as nuk ka pranuar krijimin e asocacionit të komunave se...

17:37

Për një KQZ të depolitizuar

Spektakli i fundit politik që na ka dhuruar kreu i KQZ-së Celibashi na ka treguar edhe një herë atë që shumica dërrmuese e shqiptarëve tashmë e kanë të qartë: K...

18:22

Kur revoltohen këta me vulë

Në Shqipëri nuk përbën më turp të sillesh në mënyrë qesharake. Këtë rol së fundmi kanë marrë përsipër ta luajnë këta të PD me vulë. Boll të dëgjosh klithmat e r...

22:02

Taksat tona për 1 grusht të pasurish

Mimoza Paja ishte një grua e vuajtuar e cila kishte rritur 4 fëmijë. Së fundi (sipas asaj që thonë mediat), ajo po rriste dhe mbesën. Mimoza punonte edhe dy t...

13:17

Kronikë e një skandali të paralajmëruar

Dy TECt-et lundruese që janë ankoruar në gjirin e Vlorës që në fillim të shtatorit të vitit 2022 ende nuk prodhojnë energji elektrike edhe pse qeveria shqiptare...

12:03

Si duhet lexuar marrëveshja Kurti Vuçiç

Negociatat e 27 Shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel përfunduan me arritjen e një marrëveshjeje të propozuar nga BE-ja, për rrugën drejt normalizi...

10:57

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë atë që nuk besojnë, japin dorëheqjen. Kryekomisioneri...

14:41

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI