Flash

Zbulohet data e finales së “Big Brother Vip”

Lapsi.al 26 March 2023
Zbulohet data e finales së “Big Brother Vip”

Së fundmi është zbuluar data finale e reality show "Big Brother Vip Albania 2". Para spektaklit në shtëpi erdhi një zarf i kuq duke nxitur aludime nga banorët për përmbajtjen e tij. Por ditën e djeshme, moderatorja Arbana ka shuar kuriozitetin e konkurrentëve dhe shikuesve duke zbuluar se ata do të duhet të qëndrojnë gati dy muaj të tjerë brenda shtëpisë.

Më 6 Maj,  do marrë fund kjo eksperiencë për banorët finalistë që janë bërë pjesë e saj që nga data 24 dhjetor apo më vonë. Një pjesë e banorëve e morën me sportivitet këtë lajm ndërsa pjesa më e madhe e tyre nuk komentuan. Arbana u shpreh se ata kanë kohë deri të martën për të dhënë vendimin e tyre, nëse do të qëndrojnë ende në shtëpi apo do të largohen. Moderatorja shtoi gjithashtu se çdo finalist i “Big Brother Vip” do të fitojë 10 mijë euro dhe cmimi i madh mund të shkojë sërish në 1oo mijë euro nëse ata ia dalin të realizojnë me sukses sfidat nga Vëllai i Madh./Lapsi.al

Të këshilluara

Zbulohen interpretuesit e CMT Awards

CMT Awards  njoftoi  të enjten disa nga bashkëpunimet e shumëpritura që do të ngjiten në skenën në Moody Center në Austin, Teksas më 2 prill, si dhe disa interp...

14:27

Beyoncé prish marrëveshjen me Adidas

Beyoncé dhe Adidas thuhet se kanë prishur marrëveshjen sipas Hollywood Reporter. Lajmi për ndarjen e supozuar vjen gati dy muaj pasi shitjet e linjës së vesh...

13:31

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI