Flash

Tabaku kundër Alibeajt: Mos nxirr kandidatë, po zvogëloni PD-në

Lapsi.al 26 March 2023
Tabaku kundër Alibeajt: Mos nxirr kandidatë, po zvogëloni

Kanë qenë të shumta debatet në mbledhjen e kryesisë së “PD-së së vulës” nëse kjo forcë duhet të dilte apo jo me kandidatë në zgjedhjet e 14 majit. Kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka këmbëngulur se ata duhet të nxirrnin kandidatë. Kundër tij, një nga zërat më të fortë ka qenë ai i deputetes Jorida Tabaku që ka kërkuar që ata të përfaqësohen vetëm me listë këshilltarësh bashkiakë për të mos përçarë votat e opozitës.

Tabaku ka kërkuar që energjitë të fokusohen në listat e Këshillit Bashkiak dhe tek emri i subjektit, Partia Demokratike.

“Unë jam kundër kandidatëve për kryetarë bashkie të tjerë nga opozita. Për më tepër në Tiranë, Durrës e Elbasan! Përçarja e partisë në bazë është shumë, e sidomos në Tiranë dhe çdo gjë e tillë thjesht do ta përkeqësonte!

Ne duhet të mendojmë për emrin e PD, për logon dhe duhet ta mbrojmë atë të ngrihet e jo të rrudhet! Jeni duke vepruar gabim. Po e zvogëloni PD! Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e Këshillit Bashkiak dhe te emri i subjektit Partia Demokratike”, - mësohet të ketë thënë Tabaku në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura.

Në fund ka fituar qëndrimi i Alibeajt duke votuar emrin e Roland Bejkos si kandidat për bashkinë e Tiranës. Tabaku nuk ka marrë pjesë në votim. Bashkë me të nuk votuan as Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Ori Nebiaj dhe Jonila Godole. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: EMRI/ Alibeaj nxjerr kandidat në Tiranë përballë Këlliçit dhe Veliajt

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI