Flash

Dita nis me kthjellime, moti sot

Lapsi.al 26 March 2023
Dita nis me kthjellime, moti sot

Vendi ynë gjatë orëve të para të ditës do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë prezencë të vranësirave të lehta e kalimtare. Por pasditja dhe orët në vijim do të sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të jenë gjatë mbrëmjes dhe natës vonë në zonat veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Vlerat e larta barike kanë përfshirë të gjithë territorin e Kosovës, duke sjllë në orët e para të ditës së diel mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse të gjithë vendin. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet të ketë shfaqje të vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në orët e vona të natës në zonat Veriperëndimore të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

MV gjatë paradites në pothuajse gjithë terrritorin do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime, ku më të dukshme kthjellimet parashikohet të jenë në zonat Jugore të vendit. Por pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes, do të bëjnë që i gjithë territori i MV të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat më të fokusara pritet të jenë në zonat Veriore të MV.

Rajoni dhe Evropa

Ishujt Britanik dhe Evropa Jugore do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik dhe në Jug të rajonit të Ballkanit. Ndërsa pjesa Veriore e gadishullit të Ballkanit dhe Qendra e kontinentit Evropian parashikohet të jenë me vranësira dhe reshje shiu. Po ashtu nën ndikimin e një fronti të pasur me lagështirë do të jenë Skandinavia dhe Lindja e kontinentit, ku vranësirat do të gjenerojnë rreshje dëbore.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI