Flash

Vazhdojnë protestat në Francë, shtyhet vizita e mbretit britanik

Lapsi.al 25 March 2023
Vazhdojnë protestat në Francë, shtyhet vizita e mbretit britanik

Protestat në Francë kundër reformës së pensioneve të presidentit francez Emmanuel Macron dhe trazirat në të gjithë vendin kanë çuar në shtyrjen e vizitës së mbretit britanik Charles III. Trafiku u ngadalësua në disa zona, linjat e kamionëve bllokuan hyrjen në portin tregtar të Marsejës dhe në rrugët e Parisit ende ishin të dukshme pasojat e protestave masive të një dite më parë.

Në pritje të vazhdimit të protestës, Autoriteti Francez i Aviacionit Civil kërkoi anulimin e një të tretës së fluturimeve të dielën në aeroportin Orly në Paris, dhe një e pesta e fluturimeve do të anulohet të hënën. Më shumë se 450 protestues u arrestuan të enjten gjatë demonstratave në Paris dhe qytete të tjera, në të cilat morën pjesë më shumë se një milion njerëz.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin njoftoi të premten se 441 policë u plagosën në dhunën që shpërtheu nga protestat e së enjtes mbrëma.

Sondazhet tregojnë se shumica e francezëve kundërshtojnë ligjin e propozuar të Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, për të cilin autoritetet franceze thonë se është e nevojshme për të mbajtur sistemin në këmbë.

Në mes të marsit, kryeministrja franceze, Elizabeth Bourne, përdori një procedurë të veçantë për të miratuar këtë projektligj, pa votim në parlament.

Zyra e presidentit francez Emmanuel Macron njoftoi se vizita e mbretit britanik është shtyrë.  Sindikatat kishin bërë thirrje për protesta dhe greva të martën, ditën kur mbreti Charles III do të vizitonte Bordonë.

Dyert e asamblesë lokale në këtë qytet u shkatërruan nga zjarri i ndezur nga protestuesit. Kryetari i bashkisë së Bordosë, Pierre Hurmic, tha më 24 mars se "është e vështirë për të që të kuptojë akte të tilla vandalizmi". Protestat në Francë kanë tërhequr mbështetje nga jashtë vendit. Në Greqi, qindra protestues u mblodhën jashtë ambasadës franceze në Athinë të enjten për të treguar solidaritet./REL

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI