Flash

Drejt Greqisë me 45 mijë euro të padeklaruara në çantë, kapet 54-vjeçari

Lapsi.al 25 March 2023
Drejt Greqisë me 45 mijë euro të padeklaruara në

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare e Kakavijës. Atij iu gjetën 44 750 euro të padeklaruara me vete. Policia e zbuloi 54-vjeçari pasi kontrolloi çantën e tij. Si përfundim u sekuestruan paratë e gjetura.

Blutë nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasin Dh. P. për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i policisë:

Kakavijë/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Udhëtonte në drejtim të Greqisë dhe nuk deklaroi shumën e eurove në doganë, procedohet penalisht 54-vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 44 750 euro që u gjetën në çantën e 54-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetasit Dh. P., gjetën 44 750 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ky shtetas nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve, strukturat hetimore të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dh. P., 54 vjeç, banues në fshatin Dhuvjan, Gjirokastër, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI