Flash

Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari në Gjirokastër

Lapsi.al 24 March 2023
Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës. Ai u prangos pasi shpërndante lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, në doza.

Mësohet se të arrestuarit, Arbër Maliqi, pasi u kap nga policia iu sekuestruan 73 doza heroine, doza kanabisi dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Katrori”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihet në pranga një 37-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, në doza.

Sekuestrohen 73 doza heroine, doza kanabisi dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Katrori”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 73 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Këtë të premte, deri në orët e mesditës vija bregdetare dhe qytetet e zonës së ulët parashikohet të jenë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime. N...

07:55

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI