Flash

Përçahet sërish “PD e vulës”/ Alibeaj në kërkim të kandidatëve

Lapsi.al 24 March 2023
Përçahet sërish “PD e vulës”/ Alibeaj në

Brenda mesnatës së të dielës së 26 marsit të gjitha partitë duhet të kenë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Të shtunën Edi Rama do të mbledhë kryesinë e Partisë Socialiste për t’i dhënë “dorën e fundit” listës me emrat e kandidatëve që mazhoranca do të nxjerrë përpara qytetarëve. Pjesa me e madhe e tyre dihen pasi janë rikandidime të kryebashkiakëve aktualë.

Mbetet për t’u përcaktuar vetëm ndonjë bashki e veçantë, siç është Vlora ku brenda selisë rozë ka prej kohësh një betejë të ashpër mes klaneve.

Vëmendja më e madhe në këto zgjedhje pritet të jetë në kampin opozitar. “PD-ja e Berishës” dhe “PD-ja e vulës” pritet të kenë një tjetër matje forcash pas garës në 6 bashki në 6 mars të vitit të kaluar. Sali Berisha i ka përcaktuar tashmë kandidatët me të cilët do të dalë në këto zgjedhje. Ata u zgjodhën nga Primaret në dhjetor të vitit të kaluar. Për shkak se KQZ nuk e njohu firmën e Berishës si kryetar të PD-së, kandidatët e tij pritet të garojnë nën logon e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

I vetmi që vijon të kërkojë kandidatë është Enkelejd Alibeaj.

I njohur nga KQZ si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike, ai tashmë edhe për sy e faqe duhet të çojë në KQZ një listë kandidatësh jo vetëm për kryetarë bashkish, por edhe për këshilla bashkiakë. Por nuk duket se kjo do të jetë aq e lehtë sa ai e mendonte në fillim. Dy mbledhje të gjata, fillimisht ajo e kryesisë dhe më pas ajo e Grupit Parlamentar të zhvilluara në zyrat e reja që ka marrë pranë kryesisë së Kuvendit, nuk prodhuan dot asnjë vendim.

LEXO EDHE: Kur revoltohen këta me vulë

Në siklet para kamerave dhe pyetjeve, Alibeaj përsëriti deri në lodhje se “nesër do të merret vendimi përfundimtar”. Më pas u largua i shoqëruar tashmë edhe nga Garda e Republikës, privilegj që sipas tij ia jep të qënit kryetar.

Por çfarë ndodhi në mbledhje?

Mosdalja me një vendim nga dy mbledhjet maratonë ka vetëm një emërues të përbashkët: “përçarje”. Deputetët që e mbështesin kanë qenë të ndarë nëse “PD e vulës” duhet të nxjerrë kandidatë që do të rivalizojnë ata të Primareve të dielën e 14 majit. Ndër më të zëshmit ka qenë deputetja Jorida Tabaku që kërkoi prerë se nuk mund të bënte fushatë duke parë si rivalë demokratët e tjerë.

“Kam të njëjtin qëndrim që kisha në shtator. Opozita duhet të dalë me kandidatë unikë. Nuk duhet në asnjë mënyrë që ne të bëjmë betejë kundër nesh. Ne kemi një kundërshtar, kemi qeverinë dhe asnjë arsye e asnjë justifikim të jemi ne ato që përçajnë votën e opozitës. Ne duhet të mbrojmë logon e PD, të nxjerrim PD si alternativë në këto zgjedhje. Nuk e bëj dot që të kërkoj votën kundër kolegëve të mi. Nuk kam asnjë dyshim që ne për të fituar duhet të jemi bashkë dhe më shumë se kaq”, - mësohet të ketë thënë Tabaku.

Jorida Tabaku: Shtresa e mesme është e mbitaksuar, do të paguajë 16 mln euro shtesë | Gazeta Koha Jone

Ndërsa deputetja Dhurata Çupi tha se PD e tyre rrezikon të përçahet sërish duke qenë e ashpër me Alibeajn dhe Bardhin.

“Së pari ne duhet të mbajmë strukturat unike dhe fakti që kemi mendim po thuajse gjysmë për gjysmë kemi rrezikun që të ndahemi edhe një herë e mund të zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt e juaja Enkelejd dhe Gaz. Ju duhet të jeni përbashkues. Së dyti kam refuzuar sulmet e foltores si të shitur e të blerë dhe sot refuzoj akuzat këtu që ne që kemi mendim ndryshe të konsiderohemi që shohim interesat tona. Këtë e refuzoj edhe këtu – ka thënë Çupi.

Ajo ka kërkuar që të mos dalin me kandidatë, por të garojnë vetëm për Këshillat Bashkiakë.

“Nuk duhet te dalim me kandidatura për kryetar bashkie. Dhe këtë e kam për të mirën e PD dhe të bashkimit”- e ka mbyllur ajo.

Ideja e saj për të garuar vetëm për këshillat bashkiakë ka marrë jo pak mbështetje edhe tek deputetët e tjerë. Këtë e kanë mbështetur edhe Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku, Flamur Hoxha, Dashnor Sula, etj.

LEXO EDHE: Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Kundër tyre mësohet të ketë qenë vetë Enkelejd Alibeaj që ka këmbëngulur për nxjerrjen e kandidatëve. Në mbledhje ka pasur edhe ide që të mos dilet me kandidatë aty ku ka marrëveshje në bazë. Oriola Pampuri dhe Kreshnik Çollaku kanë mbështetur këtë qëndrim. Të njëjtat burime thanë se ka pasur edhe një grup të tretë që të garohet vetëm në pak bashki, aty ku besohet se mund të fitohet.

LEXO EDHE: Mos qeshni më me këta të vulës

“Benzinë zjarrit” i ka hedhur në mbledhje edhe deklarata e Enkelejd Alibeajt që ka zbuluar se për Bashkinë e Tiranës mund të garohet me Jonila Godolen ose Roland Bejkon. Kjo ka shkaktuar të tjera debate mes demokratëve.

Të gjesh kandidatë duket një mision i vështirë për Enkelejd Alibeajn... pa le më fitorja.

KANDIDATET E ENKELEJD ALIBEAJT

Bashkia e Tiranës – Jonila Godole ose Roland Bejko

Bashkia e Vaut të Dejës- Klomentina Drini

Bashkia Patos- Pranvera Rizai

Bashkia Mallakastër- Agron Kapllanaj

Bashkia Dibër- Naim Gazidede

Bashkia Krujë- Sabah Sheta

Bashkia Lezhë- Sandër Marku

Bashkia Kamzë- Bilbil Bajraktari

Bashkia Kuçovë- Ilirjan Koxhaj

Bashkia Poliçan- Florian Qamo

Bashkia Dimal- Dritan Sula

Bashkia Kurbin- Genc Doçi

Bashkia Fier- Eriselda Zotaj Çelaj

Bashkia Sarandë- Skender Muço

Bashkia Vore- Ibrahim Bruka

15.bashkia Librazhd- Bujar Vreto

Bashkia Korcë, Gjergj Gjata

Mirëditë (I pazyrtarizuar), Mark Ruçi.

/LAPSI.al

Të këshilluara

Rama sfidon DASH, sulmon sërish Prestige

Pa kaluar as dy ditë nga publikimi i raportit negativ të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë për vitin 2022, ku një nga pikat e përmendura ishte sh...

14:29

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI