Flash

Gerard Pique flet për ndarjen me Shakira-n: Jam shumë i lumtur

Lapsi.al 24 March 2023
Gerard Pique flet për ndarjen me Shakira-n: Jam shumë i lumtur

Gerard Pique ka thyer heshtjen pasi i dha fund lidhjes 11-vjeçare me Shakirën.

Në një intervistë me gazetën spanjolle El Pais së fundmi, Pique tha se është "shumë i lumtur" pas ndarjes së tij me këngëtaren vitin e kaluar. “Ditën që të vdes, do të shikoj prapa dhe shpresoj të kem bërë gjithmonë atë që kam dashur”, u shpreh ai. Ish futbollisti shtoi se dëshiron të jetë besnik ndaj vetes në lidhje me vendimet kryesore të jetës dhe nuk shqetësohet më për opinionin publik.

"Problemi është se si njerëzit i perceptojnë gjërat ose si i paketon shtypi. Unë jam ende duke bërë atë që dua. Nuk do të shpenzoj para për të pastruar imazhin tim. Njerëzit për të cilët dua dhe shqetësohem janë njerëzit që më njohin. Pjesa tjetër, nuk më intereson. Jam shumë i lumtur. Ka pasur ndryshime në jetën time dhe kam ditur se si ta ruaj këtë lumturi", deklaroi Pique.

Çifti, të cilët kanë djemtë Sasha, 8, dhe Milan, 10, njoftuan ndarjen e tyre qershorin e kaluar.  Që atëherë, Pique u zyrtarizua në Instagram me të dashurën 23 vjeçare, Clara Chia Martí në janar, ndërsa Shakira publikoi tre këngë që me sa duket trajtojnë ndarjen./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/03/14/gerard-pique-zbulon-nese-e-ka-degjuar-kengen-e-shakira-s/

Të këshilluara

Zbulohet projekti i ri i Anne Hathaway

Anne Hathaway është vendosur të luajë në muzikalin Mother Mary me regji të David Lowery. Aktorja fituese e çmimit Oscar do të luajë së bashku me fituesen e Emmy...

14:32

Megan Fox dhe reperi i japin fund lidhjes

Sipas një raporti të ri, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë "në një pushim" dhe kanë ndaluar planifikimin e dasmës. Çifti  kanë patur probleme që pak para ...

13:55

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI