Flash

100 mijë euro shpërblim/ Ku po hetohet për plumbat drejt Top Channel

Lapsi.al 28 March 2023
100 mijë euro shpërblim/ Ku po hetohet për plumbat drejt Top

Hetuesit që kërkojnë të vërtetën mbi të shtënat me armë drejt Top Channel me shumë gjasë janë duke ecur në tokë të panjohur. Nga veprimet e deritanishme duket se ende nuk ka siguri për pistën kryesore të hetimeve, mbi vrasjen e rojes së televizionit, Pal Kola.

Edhe shpërblimi prej 100 mijë eurosh që iu premtua qytetarëve tregon mungesën e të dhënave për hetuesit, që kanë kryer disa lëvizje njëherësh për gjetjen e autorëve.

https://lapsi.al/2023/03/27/sulmi-ndaj-top-channel-artan-hoxha-roja-u-qellua-nga-nje-plumb-i-devijuar-eci-7-8-metra-dhe-u-rrezua/

Konflikti familjar i rojes Pal Kola

Policia ndaloi në Vlorë dy persona të dyshuar për ngjarjen, Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj. Ndalimi i tyre ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës nga një postobllok policor pak orë pas vrasjes.

Roberto Papçi ka qenë bashkëshorti i vajzës së Pal Kolës, por prej dy vitesh ata ishin ndarë.

Ndaj dy personave janë kryer teste të gjurmës së barutit, apo marrjes së gjurmëve të gishtërinjve. Pasi u morën në pyetje në Tiranë ata u lanë të lirë.

Roberto Papçi u ka thënë policisë së Vlorës se ishte në këtë qytet për të blerë një makinë.

Siç tregoi policia në njoftimin e fundit, mjeti tip Range Rover me të cilin lëviznin autorët e krimit u gjet rreth orës 00.55 të së hënës në autostradën Durrës-Rrogozhinë.

https://lapsi.al/2023/03/24/e-verteta-e-shitjes-se-top-channel-per-9-milione-euro-faktet/

Problemet mes pronarëve

A mund të kenë qenë të shtënat me armë një mesazh për pronarët e Top Channel?Për t’iu përgjigjur  kësaj pyetjeje, antarët e familjes Hoxha u morë në pyetje nëse janë ndjerë të kërcënuar më herët, apo nëse kanë ndonjë të dyshuar për ngjarjen.

Asnjë prej tyre nuk ka dhënë një shkak të qenësishëm për ta ndjekur më tej këtë pistë. Disa ditë para sulmit me armë, në media doli lajmi se Top Channel ishte shitur drejt një kompanie në Belizë për 9 milion dollarë. Shitja ishte kryer drejt “ëestern Media Conglomerate Investments LTD” në datën 14 Janar të këtij viti.

Siç raportoi më herët Lapsi.al, transaksioni mund të ishte një siguresë para vendimit të Gjykatës së Apelit për mosmarrëveshjet e pronësisë ku janë përfshirë pronarët e Top Channel.

Pakënaqësia për Big Brother

Përmasat e spektaklit “Big Brother” këtë vit dolën jashtë çdo parashikimi. Ka një masë të madhe njerëzish që shprehin pakënaqësi, se konkurenti më i votuar i “reality shoë”, Luiz Ejlli po penalizohet nga produksioni.

Miq të tij kanë thënë se Ejlli u detyrua të firmosë një kontratë me Top Channel në kushtet kur qëndron i izoluar prej 90 ditësh për të drejtat e imazhit.

Familjarët u detyruan të ndryshojnë profilin e tij në rrjetet sociale për shkak të kësaj kontrate. Në përkrahje të Luiz Ejllit janë zhvilluar edhe protesta, kryesisht nga të rinj të pakënaqur me Top Channel.

A mund të ketë shkuar deri në këtë pikë marrëzia e një shfaqjeje televizive?

Është ende herët për ta pohuar këtë, megjithatë policia po konsideron çdo indicie. RENEA kreu kontrolle në shtëpinë e reperit Kleviol Ahmetaj pas ngjarjes. Ky i fundit prej ditësh ndodhej në Itali dhe ka sqaruar se nuk kishte gisht në vrasjen e rojes.

“Unë në Itali. Kush e dha urdhrin? Vini kontroll në 4 të mëngjesit, se vritet roja. Po ç’punë kam unë me rojën? Po më shqetësoni familjen!” sqaroi ai në rrjetet sociale.

@me_luizin #luizejlli #meluizin #bigbrotheralbaniavip #albania?? #fypシ #prishtina #albania #bigbrothervipalbania #albanian #kiaratito #viral #bbvip #CapCut ♬ original sound - ME LUIZIN ?

Kjo nuk ishte hera e parë që pranë Top Channel qëllohet me armë. Në rrjetet sociale qarkullojnë filmime ku duken banorët e Big Brother, teksa flasin për të shtënat me armë që dëgjohen pranë tyre, disa ditë para sulmit ku mbeti i vrarë roja Pal Kola.

https://lapsi.al/2023/03/28/hetimet-per-sulmin-ndaj-top-channel-range-rover-iu-vodh-nje-turisti-kosovar-video/

Përpjekjet për të gjetur autorët nëpërmjet makinës

Policia ka bërë përpjekje për të gjetur autorët e krimit përmes mjetit që u dogj pranë Rrogozhinës. Ka rezultuar se Range Rover i përket një shtetasi nga Kosova, të cilit i ishte vjedhur disa vite më parë në një hotel në Tale të Lezhës.

Ramadan Makolli, pronari i makinës “Range Rover” tregoi se mjeti iu vodh në verën e vitit 2020 në Lezhë. Pavarësisht përpjekjeve të tij, policia e Lezhës nuk ka arritur të zbulojë se kush ia ka vjedhur mjetin.

“Unë e kam dosjen komplet kur mu ka vjedh vetura para restorantit. Policia e kufirit për Krime të Randa ata e kanë gjet përmes numrit të kerrit, se kerri është krejtësisht i djegur. Me kanë informuar policia e Kosovës, e kanë lyp në Shqipëri nuk ka rezultuar, kur kanë thirrë në Kosovë ka dal që është kerri i Kosovës edhe i njëjti më është vjedhë para 3 vjet e kam me datë se e kam lajmëruar policinë e prokurorinë atje, bile ata nuk kanë dashtë mem dhanë as informata, as dokumente që m’u ka vjedhë kerri, me zor e kam marrë, por nuk dojsha m’u kthy kurrqysh se nuk kisha dokument. Me iniciative temën ma kanë dhanë një dokument të prokurorisë edhe ma kanë mbyll lëndën si proces pa më thirrë, as pa më marrë në pyetje. Mu ka desht me avokat me hap procedurën. Ata e kanë shpreh edhe atëherë se kosovari ka mujt me vjedhë vetë veturën, sepse si ka pas dy çelësa, unë dy çelësa si marrë kurrë vetëm një e marrë. Si rast është rast interesant. Unë e kam pritë nga shteti që ka me pas interesim, kam shku në Ambasadë të Kosovës atje janë interesu.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/WhatsApp-Video-2023-03-28-at-12.54.35-PM-1-1.mp4"][/video]

Momenti kur vidhet mjeti tip Range Rover në Tale të Lezhës në 2020

E kam lajmëru edhe në policinë tonë, më kanë thënë që kjo punë është e INTERPOL-it dhe në momentin që gjendet vetura, vetë shteti shqiptar e lajmëron në INTERPOL. Me dokumenta, me librezë me gjësende me tesha me krejt mu kanë vjedhë. I kam incizimet që ka qenë vetura e parkuar. Restoranti i ka fikë dritat, veç kur dhezet vetura hetohet, ata për 3 minuta e kanë dhezë kerrin tem. Dyshimet i kam pas gjith… Tash kur vidhet diçka para shtëpisë teme, unë e kam një lloj përgjegjësie. Në momentin që jam ndal me pushu kam pas garancë prej pronarit të hotelit që gjithçka që ndodh ai ka përgjegjësi.

Mu ka kthy një siklet, sikur herën e parë kur mu ka vjedhë. Për mu është shumë me rëndësi që u gjet vetura…Edhe unë shrafin e fundit të kerrit kam pas qejf me ditë ku e kam”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI