Flash

Zbulohet projekti i ri i Anne Hathaway

Lapsi.al 23 March 2023
Zbulohet projekti i ri i Anne Hathaway

Anne Hathaway është vendosur të luajë në muzikalin Mother Mary me regji të David Lowery. Aktorja fituese e çmimit Oscar do të luajë së bashku me fituesen e Emmy-t, Michaela Coel për një film që ndjek "një muzikante imagjinare, të luajtur nga Anne Hathaway, dhe marrëdhënien e saj me një stiliste ikonë mode, të luajtur nga Michaela Coel".

Jack Antonoff dhe Charli XCX do të shkruajnë dhe prodhojnë këngë origjinale për filmin e ardhshëm, i cili gjithashtu është shkruar nga Lowery. Toby Halbrooks, James M. Johnson dhe Lowery do të prodhojnë së bashku me Jeanie Igoe të Homebird Productions dhe Jonas Katzenstein, Maximilian Leo dhe Jonathan Saubach nga augenschein Filmproduktion me bazë në Këln.

Hathaway, e cila shfaqi stilin e saj të modës në Paris në janar, nuk është e huaj për botën e modës dhe muzikës me performancat e shkëlqyera në The Devil Wears Prada, Ella Enchanted dhe Les Misérables, të cilat i dhanë asaj një Oscar dhe një Golden Globe në 2013 për aktoren më të mirë dytësore.Coel, një aktore dhe skenariste, ishte gruaja e parë me ngjyrë që fitoi një Emmy për një seri të kufizuar ose antologji në vitin 2021 për I May Destroy You./Lapsi.al

Të këshilluara

Megan Fox dhe reperi i japin fund lidhjes

Sipas një raporti të ri, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë "në një pushim" dhe kanë ndaluar planifikimin e dasmës. Çifti  kanë patur probleme që pak para ...

13:55

Dylan Sprouse fejohet me Barbara Palvin

Dylan Sprouse thuhet i ka propozuar të dashurës së tij prej kohësh, Barbara Palvin. “Dylan dhe Barbara janë fejuar”, tha një burim për Entertainment Tonight ...

13:48

Fansat e Taylor Swift, kundër Elon Musk

Elon Musk, CEO i Twitter dhe SpaceX, nuk është i panjohur për polemika, por tweetet e tij të fundit për Taylor Swift i lanë fansat e këngëtares të ndjeheshin pa...

13:15

Nis gjyqi kundër Gwyneth Paltrow

Gjyqi për një aksident në vitin 2016 ku përfshihej Gwyneth Paltrow filloi të martën. Aktorja  ishte e pranishme në sallën e gjyqit në Park City, Utah, ndërsa...

12:20

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI