Flash

Rama në Londër fsheh arsyet reale të emigrimit

Lapsi.al 23 March 2023
Rama në Londër fsheh arsyet reale të emigrimit

Në të parën vizitë të një Kryeministri shqiptar në Britaninë e Madhe, Edi Rama shkoi si kreu i një qeverie që në 10 vite të pushtetit të tij ka detyruar të emigrojnë mbi 700 mijë shqiptarë sipas shifrave zyrtare. E megjithatë ai nuk pati aspak ndrotje përballë homologut të tij Sunak për ta relativizuar shpopullimin masiv të vendit.

“Djali që vjen me varkë nuk është thjesht një shqiptar, por është pjesë e një tabloje më të gjerë”, u shpreh Rama duke dashur të theksojë se ikja masive tashmë është një problem botëror, jo thjesht një dështim i politikave të tij, i krimit dhe korrupsionit endemik që mbajnë ngërthyer shqiptarët dhe kanë rrënuar shpresat për një të ardhme të sigurt në vendin e tyre.

Për të fshehur arsyet reale të emigrimit të shqiptarëve Rama përmendi gjithashtu edhe këngëtaren Dua Lipa, e cila mbërriti si një emigrante në Britani dhe sot është një nga këngëtaret më të famshme të vendit ishullor dhe mbarë botës. Sigurisht që konteksti i atyre viteve i largimit të familjes Lipa nga Kosova ishte krejt tjetër me atë që mbizotëron sot në Shqipëri, por Rama tinëz zgjedh të mos e thotë këtë gjë thjesht dhe vetëm për të mbuluar vrasjen e shpresës ndër të rinjtë e tjerë shqiptarë.

Edhe më herët gjatë ditës në një intervistë në BBC, kryeministri tentoi ta relativizonte problemin e varkave të mbushura me shqiptarë drejt Britanisë së Madhe. Ai e përshkroi këtë fenomen me fjalët:

“Nevojat e njerëzve në anën tonë të botës që të shkojnë në vende ku e imagjinojnë të ardhmen e tyre më shumë në duart e tyre dhe më shpejtë”, tha Rama.

Gjatë kësaj interviste ai nuk i kurseu polemikat me ministren e Brendshme të Britanisë, Suella Breverman, deklaratat e së cilës disa kohë më parë i cilësoi si “goditje e ulët”.

“Veçimi i emigrantëve nga Shqipëria një moment i turpshëm nga politika britanike”, tha Rama ndër të tjera.

Ndërkohë përkundër retorikës së Edi Ramës në Londër për të fshehur arsyet reale të emigrimit të shqiptarëve drejt këtij vendi, mediat britanike sot risollën në vëmendje arsyet e vërteta të ikjes masive. ‘The Indipendent’ tregon historitë e shumë të rinjve që braktisën Shqipërinë vitet e fundit për shkak të papunësisë, rrogave të ulëta, korrupsionit dhe pamundësisë për të ngritur një të jetë të sigurt në vendlindjen e tyre.

Pjesë nga shkrimi i gazëtës britanike:

"Djali i Monika Mulajt ishte në vitin e dytë të kolegjit në Shqipëri, duke studiuar për t’u bërë inxhinier mekanik, kur vendosi të bënte një ndryshim të guximshëm: “Ai u tha prindërve se do të linte shtëpinë e tij të përjetshme për një të ardhme të re në Britani”. “Ne ishim përpjekur t’i plotësonim të gjitha kërkesat e tij, për libra dhe veshje, ushqim dhe pak argëtim. Por ai vazhdonte të ishte i pakënaqur”, tha Mulaj, një mësuese e shkollës së mesme në qytetin verilindor të Bajram Currit, i cili është në një nga rajonet më të varfra të vendit. Pesë vjet më vonë, djali i saj tashmë 25-vjeçar po punon dy punë në Britani dhe mezi mendon të kthehet në atdheun e tij. “Shqipëria është në regres”, i ankohet nënës së tij. Rruga e tij është ndarë vitet e fundit nga mijëra të rinj shqiptarë që kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla ose gomone për të kërkuar punë në Mbretërinë e Bashkuar. Odisea e tyre pasqyron ekonominë anemike të vendit dhe dëshirën e një brezi të ri për mundësi të reja", shkruan nder te tjera prestigjozja britanike ‘The Indipendent’.

Të këshilluara

Rama sfidon DASH, sulmon sërish Prestige

Pa kaluar as dy ditë nga publikimi i raportit negativ të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë për vitin 2022, ku një nga pikat e përmendura ishte sh...

14:29

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI