Flash

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

Importet zyrtare të naftës me rënie vjetore 9.5% edhe në janar 2023

Lapsi.al 23 March 2023
Importet zyrtare të naftës me rënie vjetore 9.5% edhe në

Importet e naftës vijuan rënien sistematike edhe në janar të vitit 2023, ashtu si edhe përgjatë gjithë vitit të kaluar, në kontradikte me volumet e tregtisë me pakicë, që raportuan rritje me 2022 nga INSTAT.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave gjatë janarit të këtij viti u zhdoganuan 40,734 tonë naftë nga 45,001 në janarin e vitit të 2022, më rënie 9.5 për qind.

Në janarin e vitit 2022 ende nuk kishin nisur efektet e luftës në Ukrainë, por gjithsesi zhdoganimet e hidrokarbureve ishin edhe më të ulëta se në janarin 2020. Siç shihet nga të dhënat e grafikut te mëposhtëm, importet e hidrokarbureve në muajin janar shfaqen me luhatje nga viti në vit.

Gjatë vitit të kaluar importet e naftës pësuan rënie me mbi 9 për qind. Por të dhënat e INSTAT treguan se volumet e shitjes me pakicë të hidrokarbureve pësuan rritje sistematike gjatë vitit 2022, ku në tremujorin e parë rritja vjetore ishte me 4.2%, në tremujorin e dytë me 5.2%, në tretin me 3.9% dhe në të katërtin me 4.7%.

Lexo më tej: Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina 

Mesatarisht shitjet me pakicë janë rritur me rreth 4.5% gjatë vitit 2022, por importet e naftës të raportuara zyrtarisht kanë rënë me rreth 9%.

Hidrokarburet janë produkti më i rëndësishëm në aspektin e arkëtimeve buxhetore, pasi renditen të parat në listën e artikujve që çojnë të ardhura në buxhet.

Çmimet e naftës në Shqipëri prej gati 10 muajsh përcaktohen nga një Bord ndërqeveritar. Vendimet e Bordit të Transparencës shpesh kanë qenë të diskutueshme pasi nuk kishin ecuri të drejtë me çmimet referencë të Bursës.

Ne mes të janarit 2023 një litër naftë u shit me 208 lekë. Në bursat ndërkombëtare një fuçi naftë e cilësisë brent kushtoi rreth 80 USD në janar të këtij viti rënie vjetore 35%. Ndërsa në vendin tonë një litër naftë me pakice në janar 2023 kushtoi 15 % më shtrenjtë se në janarin 2022.

Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë tha në fillim të këtij viti se Bordi pritet që të shkrihej së shpejti, ndërkohë që dje u vendos të ndërhyhej sërish tek çmimet.

Përfituesi kryesor nga rritja e çmimeve të naftës është qeveria, e cila arkëton më shumë TVSH, si rrjedhojë e çmimeve të larta. Financat nuk kanë bërë të ditur se sa janë arkëtimet si rrjedhojë e rritjes së çmimeve, por burime nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve bënë të ditur për Monitor se kompanitë e karburanteve kanë paguar 135 milionë euro më shumë TVSH vetëm nga shtrenjtimi i çmimeve, që për muaj me radhë qëndruan në nivelet e 230-240 lekë për litër, nga rreth 170-180 lekë për litër në vitin 2021./Monitor

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI