Flash

Georgina Rodriguez zbulon dhuratën e Cristiano Ronaldos

Lapsi.al 23 March 2023
Georgina Rodriguez zbulon dhuratën e Cristiano Ronaldos

Georgina Rodriguez aktualisht është duke promovuar sezonin e dytë të serialit të saj , 'Unë jam Georgina', që do të ketë premierë këtë të premte, më 24 mars, në Netflix.

Duke diskutuar për sezonin e ri të serialit të saj të suksesshëm, Georgina theksoi se kishte më shumë kohë për të filmuar gjëra që nuk arriti t'i

përfshijë në pjesën e parë. "Shikuesit do të ndihen shumë të identifikuar dhe do ta pëlqejnë atë," shtoi ajo. “Këtë sezon kam udhëtuar shumë më tepër se ai i mëparshmi, sepse i pari është regjistruar në një kohë shumë të shkurtër dhe këtë sezon kemi pasur një pushim. Në fund regjistrimet kanë zgjatur shumë më tepër dhe falë kësaj kam mundur përfshin shumë gjëra të tjera”.

Georgina më tej ka zbuluar dhuratën speciale që ka marrë nga Ronaldo këtë sezon. “Këtë vit ai më dhuroi kohën e tij, sepse ditëlindja ime përkon gjithmonë me një lojë dhe kaloj shumë pak ditëlindje me të”, theksoi modelja. “U ndjeva shumë e lumtur sepse munda ta ndaja ditëlindjen time me të, me fëmijët e mi, me familjen time dhe me miqtë e mi”.

Ajo foli edhe për ditën kur ai u takua me Ronaldon në dyqanin Gucci ku ajo punonte në qendër të Madridit. “Kur e pashë, ishte aq i pashëm, saqë më vinte turp ta shikoja. “Unë nuk fola me të, jam marrë me klientin e një kolegu që ka qenë me pushime. Duhej të ikja në pesë pasdite, por kolegu im më tha që një klient nga Galicia do të shkonte për të parë palltot dhe i thashë të mos shqetësohej, se do ta ndihmoja. Tre orë më vonë munda të shkoja në shtëpi dhe në momentin që ai hyri po largohesha. Ai më tha mirëdita dhe ndjeva flutura në bark”./Lapsi.al

Të këshilluara

Zbulohet projekti i ri i Anne Hathaway

Anne Hathaway është vendosur të luajë në muzikalin Mother Mary me regji të David Lowery. Aktorja fituese e çmimit Oscar do të luajë së bashku me fituesen e Emmy...

14:32

Megan Fox dhe reperi i japin fund lidhjes

Sipas një raporti të ri, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë "në një pushim" dhe kanë ndaluar planifikimin e dasmës. Çifti  kanë patur probleme që pak para ...

13:55

Dylan Sprouse fejohet me Barbara Palvin

Dylan Sprouse thuhet i ka propozuar të dashurës së tij prej kohësh, Barbara Palvin. “Dylan dhe Barbara janë fejuar”, tha një burim për Entertainment Tonight ...

13:48

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI