Flash

Elita Rudi nis kritikat për banorët e Big Brother Vip Kosova

Lapsi.al 23 March 2023
Elita Rudi nis kritikat për banorët e Big Brother Vip Kosova

Pak ditë pas finales së "Big Brother VIP" u mbajt në Kosovë "Post-Big Brother VIP", ku ish-banorët mblidhen për të diskutuar rreth rrugëtimit të tyre. Emisioni u drejtua nga Elita Rudi dhe pati mungesa të ish-banorëve dhe debate e akuza të forta nga ata të pranishëm në studio.

Në një reagimi për atë që ndodhi në këtë spektakël, Elita shkruan se ajo vetë e bëri punën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe pse në studio kishte shumë ofendime, kërcënime dhe që vihej në pikëpyetje funksioni i gjithë produksionit.

"Përshëndetje, ka ardhur koha me i thënë dy fjalë pas bujës që la “Post Big Brother”. Unë jam shumë rehat me mënyrën sesi e ka superuar programin, dinamikat dhe gjithë të tjerat që kanë ndodhur në atë program të gjatë dhe me tension. Ndoshta kam reaguar edhe ashpër, por jo me cinizëm, ndoshta e kam ngritur zërin, por jo pa arsye, ndoshta kam kundërshtuar, por jo pa argument, kam ngel edhe pa fjalë, ama veç nga paedukata dhe sjellja e devijuar. Si do ta menaxhoja ndryshe një studio me shumë frustrim, tensione, ofendime, kërcënime, ku vihej në pikëpyetje funksioni i një produksioni të tërë? Ta dini, ky format është sfidues. Shihemi shpejtë në projekte që sjellin më tepër pozitivitet, frymë dhe energji të mirë."- shkruan Elita në Instagram-in e saj.

Të këshilluara

Dylan Sprouse fejohet me Barbara Palvin

Dylan Sprouse thuhet i ka propozuar të dashurës së tij prej kohësh, Barbara Palvin. “Dylan dhe Barbara janë fejuar”, tha një burim për Entertainment Tonight ...

13:48

Fansat e Taylor Swift, kundër Elon Musk

Elon Musk, CEO i Twitter dhe SpaceX, nuk është i panjohur për polemika, por tweetet e tij të fundit për Taylor Swift i lanë fansat e këngëtares të ndjeheshin pa...

13:15

Nis gjyqi kundër Gwyneth Paltrow

Gjyqi për një aksident në vitin 2016 ku përfshihej Gwyneth Paltrow filloi të martën. Aktorja  ishte e pranishme në sallën e gjyqit në Park City, Utah, ndërsa...

12:20

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI