Flash

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

“Daily Mail”: Çfarë ndodhi në takimin mes Ramës dhe Sunak

Lapsi.al 23 March 2023
“Daily Mail”: Çfarë ndodhi në takimin mes

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Londër ka gjetur vëmendje edhe tek mediat britanike. “Daily Mail” shkruan se kryeministri i Shqipërisë sulmoi sërish Sekretaren e Brendshme Suella Braverman për komentet e saj, sipas tij “të turpshme” për emigrantët që kalojnë kanalin me origjinë nga vendi i tij.

“Në një vizitë në Britani në bisedimet me kryeministrin Rishi Sunak në Doëning Street, zoti Rama tha se çështja e kalimeve me varka të vogla kishte çuar në një “pikë shumë të ulët” marrëdhëniet Mbretëri e Bashkuar – Shqipëri. Zonja Braverman shkaktoi një përplasje diplomatike me Tiranën në tetor kur foli në Dhomën e Deputetëve për “lejimin e të gjithë kriminelëve shqiptarë të vijnë në këtë vend”.

“Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike”, - tha lideri i vendit ballkanik. Ai shtoi se “shqiptarët nuk kanë të bëjnë vetëm me varkat” dhe paralajmëroi që të mos lejohen “disa mollë të kalbura” që të formojnë pikëpamjen e bashkatdhetarëve të tij. “Meqë Britania nuk lidhet vetëm me James Bond apo zotin Bean, ne nuk kemi të bëjmë vetëm me “Taken”, tha Rama, duke iu referuar filmit të Liam Neeson për trafikantët shqiptarë.

“Dua Lipa nuk është thjesht një këngëtare britanike, por ajo është një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu, pasi shumë kanë ardhur për të ndërtuar, për të punuar si infermierë, për të gatuar dhe për të kënduar për ju, dhe ne duam të sigurohemi që ky komunitet të ndihet jo vetëm i sigurt, por edhe i nderuar këtu” – citon Daily Mail.

Sipas të përditshmes britanike shifrat treguan se të paktën 13 mijë shqiptarë hynë në Britani me varka të vogla vitin e kaluar, që ishte pak më pak se një e treta e të gjithë mbërritjeve. Tabloidi citon edhe intervistën e Ramës për programin “Today” të BBC Radio 4 mëngjesin e sotëm ku ai kritikoi karakterizimin e bashkatdhetarëve të tij nga politikanët britanikë.

“Fatkeqësisht ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë duke u veçuar në këtë vend për qëllime politike. Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike” – tha Rama. Rama tha se ishte 'shumë i kënaqur' me zotin Sunak pasi ata nënshkruan një marrëveshje dypalëshe në dhjetor për të ndihmuar pjesërisht në trajtimin e imigracionit të paligjshëm.

“Jam shumë i kënaqur me kryeministrin tuaj, ne kemi vendosur një rrugë të qartë për të trajtuar së bashku çdo gjë që duhet të përjashtohet nga marrëdhëniet tona dhe nga botët tona të ligjit dhe drejtësisë. Por në të njëjtën kohë duke u siguruar që disa mollë të kalbura të mos përcaktojnë komunitetin shqiptar këtu dhe marrëdhëniet tona” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI