Flash

Albin Kurtit i duhet Vetëvendosja në opozitë

Lapsi.al 23 March 2023
Albin Kurtit i duhet Vetëvendosja në opozitë

Ndonëse Albin Kurti gjendet në një nga momentet më delikate të jetës së tij politike, ai nuk mund të ngushëllohet vetëm me pasjen përballë të një opozite fraxhile, pa guxim e nevojshëm për ti'u kundërvënë dhe pa boshtin ideologjik për të shpalosur një alternativë.

Ajo që u pa në seancën e sotme parlamentare, kur kryeministri duhej të spjegohej për pranimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj, të miratuar në Ohër, ishte e mjerueshme. Përtej ndonjë sharjeje seksuale me nënë, përtej etiketimeve nga kreu i PDK-së si "hajgarexhi", apo batutës së shefit të LDK-së me qëndrimin përpara pasqyrës, dy partive më të mëdha të opozitës i mungoi boshti i kritikës: a duhej pranuar apo jo, marëveshja e mbështetur nga BE dhe SHBA?

E gjithë beteja ndaj Kurtit po zhvillohet në dy rafshe. I pari është ai i matjes së koherencës së kryeministrit aktual me qëndrimet e tij të shkuara. Këtu gjithkush mund të ketë të drejtë. Duke i ripërmendur slloganet "jo negociata, vetëvendosje", duke i kujtuar gazin lotësjellës dhe gjakun e derdhur për të kundërshtuar asocacionin, duke e ironizuar se do të bënte vetëm marëveshje me njohjen në qendër, të gjithë kritikët dhe rivalët e tij politikë janë në tokë të begatë. Albin Kurti i së shkuarës e ka mbjellë farën mbi të cilën mund të lulëzojnë opozitarët e vet të tanishëm. Qenija në pushtet, detyrimi për të njohur paktet e paraardhësve, vështirësia për të ruajtur epizmin idealist të peruidhës prej aktivisti i'a kanë krisur pak e nga pak aureolën e tribunit heroik, për ta përafruar gjithnjë e më tepër me portretin e një shtetari prozaik. Prandaj, ta ballafaqosh atë me hijen e vet të dikurshme është një detyrim që kundërshtarët e tij po e kryejnë më së miri.

LEXO ME TEJ:

Gjithçka duhet të dini për marrëveshjen e pa firmosur Kurti-Vuçiç  

Por dy partitë kryesore të opozitës çalojnë në rafshin e dytë, atë të paraqitjes së një alternative. Për shkak se mungesa e bindjeve të thella nuk i lejon të jenë radikalë, për shkak se pamundësia për t'u shkëputur nga trashëgimia e shkuar i dënon të jenë neutralë, për shkak se servilizmi ndaj ndërkombëtarëve vazhdon ti mbajë të tredhur, ata kritikojnë veprimet e qeverisë, por pa thënë dot se si duhet të veprojë.

Kritikat kryesore që shpalosën në Kuvendin e Kosovës edhe PDK edhe LDK ishin se Albin Kurti me marëveshjen që ka pranuar po i jep sebëve lokalë autonomi dhe të drejtën për vetëqeverisje. Ndonëse asnjëri nga këto koncepte nuk shkruhet i zi mbi të bardhë në dokument, ndonëse vetë Kurti i hodhi poshtë për të disatën herë ato, le të imagjinojmë për një çast sikur dy partitë opozitare të kenë të drejtë.

Pyetja që ngrihet është se si do duhej të silleshin ato përballë një skenari të tillë? 

Në hipotezën e një kërcënimi kaq ogurzi për integritetin dhe sovranitetin e republikës së Kosovës, gjëja e më e parëndësishme është inkoherenca e Albin Kurtit. Nëse opozita i friksohet vërtet kësaj gjëme, ajo duhet të hidhej në veprim. Por askush nuk u dëgjua të thotë: "Një marëveshje e tillë mund të kalojë vetëm mbi trupat tanë". Asnjeri nuk bëri thirrje për protesta popullore. Kërkush nuk foli për bllokim institucionesh, për të provokuar një krizë, që do ta pamundësonte një marëveshje të keqe.

Pra, drama e opozitës kundër Kurtit është se ajo e akuzon kryeministrin për zezona të cilave nuk u del dot vetë për zot. Ajo e tregon me gisht marëveshjen, pa qënë e zonja të thotë me zë të lartë se e kundërshton atë. Ajo bërtet për mëkat e tradhëti, pa treguar mjetin se si pengohen ato.

Sekretet e Ohrit / Kurti rrëfen momentin kur Vuçiç përpak braktisi tryezën 

Natyrisht, i parë nga Tirana, ku sporti më popullor është denigrimi i opozitave, që personalisht e kam denoncuar me qindra herë, ky këndvështrim mund të ngjajë tejet kontradiktor. Prandaj dua të theksoj se qëllimi i tij nuk është aspak të fajsojë Lumir Abdixhikun apo Memli Krasniqin, por të konstatojë një boshllëk që i mungon sot skenës politike. Pasi e shkuara e Kosovës na ka dëshmuar një shembull interesant. Në kohën që Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, nënshkruan marëveshje të pafavorshme me Serbinë, si ato për themelimin e Asocacionit të komunave më shumicë serbe, ishte lëvizja Vetëvendosje që, pothuasje për një dekadë, e bëri të pamundur zbatimin e tyre. Parimësia, guximi dhe radikalizmi i saj e shpëtuan vendin nga Zajednica.

Ky është një rast tipik, ku minoranca e vendosur e një vendi mund të ketë më shumë kredo morale, peshë dhe forcë sesa shumica e tij qeverisëse. Një luks i tillë i mungon sot Kosovës. Natyrisht e vërteta e rezikut që i kanoset asaj, nuk është, as aq e papërfillshme sa e paraqet kryeministri, as aq e gogoltë se e bëjnë PDK dhe LDK. Por, gjithësesi kanosja e një asocacioni të tillë, që mund të pengojë funksionimin shtetit, mbetet e hapur mbi tryezë. Dhe si mbrojtje prej saj garancia unike nuk mund të jetë dot Albin Kurti. I vetëm, ai është i pamjaftueshëm për ta shpëtuar Kosovën nga një bosnjëzim i mundshëm. Prandaj, ai, nuk ka pse i gëzohet fitores së vakët verbale që korri në parlament, ndaj një opozite pa busull. Albini personalisht dhe gjithë të tjerët, sot, duhet të kishin qenë më të lumtur nëse, sallën e kuvendit, do e mbizotëronte një opozitë radikale, që nuk kundërshtonte personin, por vetë marrëveshjen.  

©Lapsi.al

 

   

 

Të këshilluara

Një raport dhe dy të vërteta

Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve mbi situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri përbën një radiografi kritike si për politikën dhe medi...

18:24

Në kërkim të Albin tradhëtarit

Albin Kurti është detyruar të lëshojë diçka më shumë sesa pritej prej tij, por ai, as nuk ka tradhëtuar, as nuk ka pranuar krijimin e asocacionit të komunave se...

17:37

Për një KQZ të depolitizuar

Spektakli i fundit politik që na ka dhuruar kreu i KQZ-së Celibashi na ka treguar edhe një herë atë që shumica dërrmuese e shqiptarëve tashmë e kanë të qartë: K...

18:22

Kur revoltohen këta me vulë

Në Shqipëri nuk përbën më turp të sillesh në mënyrë qesharake. Këtë rol së fundmi kanë marrë përsipër ta luajnë këta të PD me vulë. Boll të dëgjosh klithmat e r...

22:02

Taksat tona për 1 grusht të pasurish

Mimoza Paja ishte një grua e vuajtuar e cila kishte rritur 4 fëmijë. Së fundi (sipas asaj që thonë mediat), ajo po rriste dhe mbesën. Mimoza punonte edhe dy t...

13:17

Kronikë e një skandali të paralajmëruar

Dy TECt-et lundruese që janë ankoruar në gjirin e Vlorës që në fillim të shtatorit të vitit 2022 ende nuk prodhojnë energji elektrike edhe pse qeveria shqiptare...

12:03

Si duhet lexuar marrëveshja Kurti Vuçiç

Negociatat e 27 Shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel përfunduan me arritjen e një marrëveshjeje të propozuar nga BE-ja, për rrugën drejt normalizi...

10:57

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë atë që nuk besojnë, japin dorëheqjen. Kryekomisioneri...

14:41

Mos qeshni më me këta të vulës

Që nga momenti kur Gjykata e Apelit dha vendimin skandaloz për ta rikthyer mbrapsht çështjen se kujt i takon realisht PD, duke i hapur rrugën legale të përfaqës...

15:15

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI