Flash

Prokuroria nis hetimet për vdeκjen e 47-vjeçarit spanjoll në Divjakë

Lapsi.al 22 March 2023
Prokuroria nis hetimet për vdeκjen e 47-vjeçarit spanjoll

Trupi i pajetë i shtetasit spanjoll Francesko Servia, i cili ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme duke u vetëplagosur me mjet prerës në dush në ambientet e një hoteli në fshatin Karavasta të Divjakës, ndodhet në morgun e Tiranës. 47- vjeçari punonte në zonë si specialist për montimin e pajisjeve në sera. Ai është gjetur nga shoku i tij Oskar Velasko i dëmtuar teksa ka prerë damarët.

I alarmuar 41-vjeçari ka njoftuar njerëzit e tjerë të godinës ku ishin akomoduar. Në vendngjarje ka mberritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar  drejt Tiranës pa shenja jete. Shoku i tij i dhomës, 41-vjecari Oskar Velasko në dëshminë e tij në polici ka deklaruar se së fundi 47- vjeçari kishte shfaqur shenja depresioni dhe nervozizmi. Kjo sipas shokut vjen për shkak të mosmarreveshjeve me bashkëshorten e cila ndodhet në Spanjë. Megjithatë 41-vjeçari thotë se kurrsesi nuk e mendonte që spanjolli të arrinte në këtë akt ekstrem.

Oskar Velasko ka deklaruar në polici se 47-vjecari kishte patur debate me bashkëshorten sepse punonte larg familjes.

“Kishte probleme me gruan, punë nderi. Kishte kohe që debatonte” ka thënë Velasko. Dy shtetasit spanjollë kanë mbërritur në Shqipëri në datën 13 shkurt të këtij viti. Ata punonin si specialistë në montimin e impianteve të vaditjes në sera. Nën drejtimin e Prokurorisë po kryen hetime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes për të përcaktuar shkakun e vërtetë të kryerjes së vetëvrasjes.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore duke krijuar mund...

07:57

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI