Flash

Çfarë fitojmë dhe sa humbim nga projekti i Alabarit?

Lapsi.al 22 March 2023
Çfarë fitojmë dhe sa humbim nga projekti i Alabarit?

Nëse në vend të shtetit shqiptar do të ishte një sipërmarrës dhe do të vendoste që të hynte në biznes me kompaninë Eagle Hills për projektin e ndërtimit të projektit Durrës Yacht Marina llogaritë do të ishin bërë ndryshe dhe jo ashtu siç i bënë specialistët e nivele më të larta të administratë. As si konsulenti që u pagua 300 mijë euro për këtë punë dhe as siç i miratoi në fund fare Kuvendi i Shqipërisë, përfaqësuesi i sovranit.

Le të llogaritim fillimisht sa është kontributi që jep ASDC-ja, kompania shtetërore që ka 33% të aksioneve në projektin “Durrës Marina”. 800 mijë m2 tokë e cila sipas referencës të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2014 të Hartës së Tokës ka një çmim 17.898 lekë/m2 ose 155 euro/m2, ky kontribut në natyrë do të vlente 124 milion euro.

Pala shtetërore gjithashtu fal dy taksa: taksën e ndikimit në infrastrukturë që është 4% e vlerës së investimit që i korrespodon një shume 84 milion euro dhe detyrimin për strehimin social që është 3% e sipërfaqes së ndërtimit. Nëse strehimi social llogaritet vetëm me çmimin e shitjeve të vitit të parë 1500 euro/m2, vlera e falur që mund të konsiderohej kontribut në kapital për projektin është 58.5 milion euro.

Shteti gjithashtu ngarkohet edhe me detyrimin e pastrimit të territorit, vlerësim i papërfshirë në biznes plan, por që vlerësohet me një kosto të përafërt 25 milion euro. Një tjetër detyrim që do të ketë aksioneri shtetëror është edhe ndarja e kostove të interesit të kredisë 80 milion euro që do të merret për projektin, e cila sipas përqindjes së aksioneve i korrespodon një vlere prej 8.25 milion euro.

Në total kontributi në investim i palës së shtetit, është 299.75 milion euro. Nga këto para që investohen, në fund të 20 vjetëve do të merren 282 milion euro. Pra, do të humbim 17.75 milion euro. Norma e kthimit të investimit del negative -5.92%, ose -0.3% në vit. Këtu nuk janë llogaritur 50.5 milion euro kredi të marra për ndërtimin e Terminalit të Pasagjerëve dhe rregullimin e infrastrukturës së portit, grantet e BE-së dhe kosto për financimin e portit të ri (180 milion euro për palën shtetërore), apo përgjysmimin e të ardhurave nga aktiviteti i portual nëse projekti i ri është në partneritet me privatin.

Le të shohim pak modelin financiar të kompanisë Eagle Hills. Investon 80 milion euro cash të vetat dhe 80 milion euro janë kredi që i ka bashkë me ASDC, ku kosto interesi sipas aksioneve i takon 16.75 milion euro. Në total kontributi në kapital është 96.75 milion euro. Në fund do të marrë 572.5 milion euro dhe do të fitojë 478.75 milion euro. Norma e kthimit mbi investimin është 494%.

Prandaj vazhdoj të mendoj se ky projekt nuk është në interes të shtetit. E vetmja anë pozitive është përdorimi i emrit të themeluesit të Emaar Mohamed Alabbar, por që të blesh 478 milion euro një emër më duket shumë shtrenjtë.

P.S. Marrë nga facebook inautores Ola Xama Për më tepër të dhena nesër në orën 17:00 në emisionin Kronos në MCN TV

Të këshilluara

Një raport dhe dy të vërteta

Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve mbi situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri përbën një radiografi kritike si për politikën dhe medi...

18:24

Në kërkim të Albin tradhëtarit

Albin Kurti është detyruar të lëshojë diçka më shumë sesa pritej prej tij, por ai, as nuk ka tradhëtuar, as nuk ka pranuar krijimin e asocacionit të komunave se...

17:37

Për një KQZ të depolitizuar

Spektakli i fundit politik që na ka dhuruar kreu i KQZ-së Celibashi na ka treguar edhe një herë atë që shumica dërrmuese e shqiptarëve tashmë e kanë të qartë: K...

18:22

Kur revoltohen këta me vulë

Në Shqipëri nuk përbën më turp të sillesh në mënyrë qesharake. Këtë rol së fundmi kanë marrë përsipër ta luajnë këta të PD me vulë. Boll të dëgjosh klithmat e r...

22:02

Taksat tona për 1 grusht të pasurish

Mimoza Paja ishte një grua e vuajtuar e cila kishte rritur 4 fëmijë. Së fundi (sipas asaj që thonë mediat), ajo po rriste dhe mbesën. Mimoza punonte edhe dy t...

13:17

Kronikë e një skandali të paralajmëruar

Dy TECt-et lundruese që janë ankoruar në gjirin e Vlorës që në fillim të shtatorit të vitit 2022 ende nuk prodhojnë energji elektrike edhe pse qeveria shqiptare...

12:03

Si duhet lexuar marrëveshja Kurti Vuçiç

Negociatat e 27 Shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel përfunduan me arritjen e një marrëveshjeje të propozuar nga BE-ja, për rrugën drejt normalizi...

10:57

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë atë që nuk besojnë, japin dorëheqjen. Kryekomisioneri...

14:41

Mos qeshni më me këta të vulës

Që nga momenti kur Gjykata e Apelit dha vendimin skandaloz për ta rikthyer mbrapsht çështjen se kujt i takon realisht PD, duke i hapur rrugën legale të përfaqës...

15:15

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI