Flash

Kurti: E vërteta e marrëveshjes së Ohrit dhe Asociacionit

Lapsi.al 22 March 2023
Kurti: E vërteta e marrëveshjes së Ohrit dhe Asociacionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se në planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Kjo pasi, Kurti thotë se Kosova dhe Serbia konfirmuan obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara të cilat ngelen të vlefshme dhe të obligueshme.

“Ka asociacion. Neni 10 thotë që të dyja palët e konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë. Dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave katastralë që s’ka ndodhur as sot e kësaj dite, ndërsa ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin është marrëveshja e 16-të që muajin që vjen i mbush 10 vjet” – tha kurti në një intervistë për RTK.

Kurti thotë se Kosova dhe Serbia duhet t’i trajtojnë me kujdes marrëveshjet.

“Ka shumë marrëveshje. Një thes me marrëveshje që duhet t’i trajtojmë me kujdes, por natyrisht që edhe kjo çfarë ndodh në nenin 7 i referohet komunitetit serb në Kosovë. Ne kemi qenë kreativë dhe të angazhuar për një çështje të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë dhe sidomos sa i përket ofrimit të shërbimeve”, - tha Kurti.

Ai këmbënguli se marrëveshja e dakorduar me Serbinë më Ohër është njohje de-facto për Kosovën. Në dallim nga vite më parë, është Serbia tani që sipas kreut të qeverisë së Kosovës po heziton të nënshkruajë marrëveshje me Prishtinën.

“Ky është një plan që sjell njohjen de-facto dhe nuk bllokon rrugën për të ecur përpara. Meqë pati pajtim unë insistova që të nënshkruhet, por për dallim prej para 8 vjetëve dhe 10 vjetëve, Serbia refuzoi ta nënshkruajë”, - ka deklaruar Kurti.

Kurti thotë se kjo është një marrëveshje të cilën Serbia nuk ka interes ta zbatojë dhe ka dhënë indikacionet e para për këtë gjë.

“Pala serbe refuzoi ta nënshkruajë, sepse, siç e zbuloi ajo vet, heziton që ta zbatojë. Tashmë kanë dhënë indikacione të qarta se po bëjnë shkelje të marrëveshjes”, - ka thënë tutje Kurti.

Për konstruktivitetin e tij në negociata me Serbinë, Kurti ka thënë se qasja e tij mund të mos jetë kuptuar në të kaluarën.

“Unë kam qenë gjithmonë konstruktiv, mund të mos jetë vërejtur me kohë kjo. Unë i lexoj mirë tekstet dhe kur shoh që ka koncepte universale, dhe ka vetëvendosje, barazi, konstruktivitet etj., atëherë kuptohet që jam konstruktiv”, ka thënë tej kryeministri.

Kurti ka rrëfyer edhe për gatishmërinë e tij që të propozojë përmbajtje për marrëveshjen e arritur.

“Vazhdimisht kam qenë aktiv, mirëpo sa më aktiv dhe kreativ që shfaqesha, aq më shumë ngjallej rezistenca e palës tjetër, e cila nuk e nënshkroi, sepse edhe ata e dinin sikur unë se kjo është njohje de-facto”, - ka thënë Kurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI