Flash

Kosova zbaton sanksionet e SHBA-së ndaj grupit rus të mercenarëve Wagner

Lapsi.al 22 March 2023
Kosova zbaton sanksionet e SHBA-së ndaj grupit rus të mercenarëve

Kosova ka përditësuar vendimin e saj për sanksione ndaj grupit rus të mercenarëve Wagner, duke i përshtatur ato me vendimin e Shteteve të Bashkuara, që në janar e shpallën Wagner-in “organizatë të rëndësishme kriminale transnacionale”.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky grup mercenarësh, po “kërcënon dhe minon” sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Qeveria miratoi plotësimin e vendimit të 16 majit të vitit 2022, që parashihte sanksione ndaj Wagner-it bazuar në një vendim të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se pushtimi i Rusisë kundër Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022, “ka hasur në rezistencën e shtetit dhe popullit të Ukrainës", por është dënuar nga shtetet demokratike.

“Departamenti amerikan i Thesarit më 26 janar të këtij viti ndërmori masa kufizuese ndaj grupit Wagner si një organizatë kriminale transnacionale, duke përfshirë edhe rrjetin global të Wagner-it, sektorin ushtarak të Rusisë dhe miqtë e [presidentit rus, Vladimir] Putinit. Këto sanksione u ndërmorën për të degraduar kapacitetet e Federatës Ruse për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës, duke sanksionuar edhe tetë individë, 16 subjekte dhe katër avionë", tha Bislimi.

"Për këtë arsye, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës propozon plotësim-ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës [të 16 majit 2022] për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga SHBA-ja, e që zbatohen nga ana e Republikës sonë në raport me obligimet ndërkombëtare kundër grupit Wagner si dhe ndaj bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të tjera që mbështesin fushatën ushtarake ruse”, shtoi ai.

Që nga nisja e pushtimit të Ukrainës, Kosova ka vendosur sanksione ndaj Moskës, duke ndjekur vendimet e marra nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Grupi Wagner është i përfshirë aktivisht në luftën në Ukrainë dhe së fundmi mercenarët e tij po konsiderohen si një forcë e rëndësishme në përpjekjet ruse për të marrë kontrollin e qytetit lindor ukrainas të Bahmutit.

Përveç se ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, Kosova ka ofruar mbështetje për Ukrainën, duke strehuar përkohësisht disa gazetarë ukrainas.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore duke krijuar mund...

07:57

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI