Flash

Dylan Sprouse fejohet me Barbara Palvin

Lapsi.al 22 March 2023
Dylan Sprouse fejohet me Barbara Palvin

Dylan Sprouse thuhet i ka propozuar të dashurës së tij prej kohësh, Barbara Palvin.

“Dylan dhe Barbara janë fejuar”, tha një burim për Entertainment Tonight të martën. “Ata u kanë treguar njerëzve unazën e saj dhe janë shumë të lumtur. Mezi presin të fillojnë këtë kapitull të ri së bashku." Dyshja ndezën thashethemet e fejesës në fillim të këtij muaji kur ish modelja e Victoria's Secret u shfaq në festivalin e filmit Mammoth me një unazë diamanti në atë gisht.

Çifti filloi të takohej në vitin 2018 pasi Sprouse, 30 vjeç,  i dërgoi mesazh Palvin, megjithatë, modelja nuk iu përgjigj mesazhit të tij  për gati 6 muaj. “Unë thashë, ‘Hej, nuk e di nëse je në Nju Jork për shumë kohë, por ne duhet të takohemi nëse dëshiro. Ky është numri im”, kujtoi Dylan  për W Magazine. Megjithatë, Barbara shpjegoi se ajo nuk iu përgjigj sepse "nuk ishte mirë mendërisht në atë kohë, dhe ndoshta thellë brenda e dija se mund të ishte diçka më shumë".

Më pas dyshja u karantinua së bashku gjatë pandemisë COVID-19, dhe kuptuan se ata vërtet ishin për njëri tjetrin."Ajo që ne kemi vërejtur është se ne jemi super të përputhshëm," i tha ai ET në 2020. “Është sikur ne e dimë se kur t'i japim hapësirë njëri-tjetrit. Ne e dimë kur tjetri ka nevojë për hapësirë. Tashmë e kemi ndarë punën nëpër shtëpi në mënyra të caktuara… Unë mendoj se marrëdhënia jonë …është më e fortë se kurrë.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Fansat e Taylor Swift, kundër Elon Musk

Elon Musk, CEO i Twitter dhe SpaceX, nuk është i panjohur për polemika, por tweetet e tij të fundit për Taylor Swift i lanë fansat e këngëtares të ndjeheshin pa...

13:15

Nis gjyqi kundër Gwyneth Paltrow

Gjyqi për një aksident në vitin 2016 ku përfshihej Gwyneth Paltrow filloi të martën. Aktorja  ishte e pranishme në sallën e gjyqit në Park City, Utah, ndërsa...

12:20

Majk ironizon Mozzik

Majk, emri i vërtetë i të cilit ështrë Kastriot Rexha ka publikuar në TikTok një video ku paralajmëron një projekt të ri muzikor, duke ndarë me ndjekësit e tij ...

15:50

Ndahet nga jeta Paul Grant

Paul Grant, i cili u shfaq në ekskluzivitetet e filmave “Star Wars” dhe “Harry Potter”, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Lajmin e konfirmoi vajza e Pau...

15:41

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI