Flash

Dosja/ "Range" me Aqif Koneshën, u futën në një tunel. Aty SPAK nuk mundi ta ndiqte

Lapsi.al 22 March 2023
Dosja/ "Range" me Aqif Koneshën, u futën në një

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore që solli arrestimin nga SPAK të kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla së bashku me 12 zyrtarë të tjerë, për tenderin e ndërtimit të ujësjellësit me vlerë rreth 3 mln euro. Nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se Lefter Alla, në datën 11 qershor 2021, ka publikuar një foto nga punimet për ndërtimin e ujësjellësit.

Po ashtu në dosjen e publikuar nga ReportTv, më 3 mars 2022, Lefter Alla ka dalë nga Bashkia Bulqizë dhe ka hyrë në lokalin ‘Vip Beer’, e më pas në orën 16 dhe 39 minuta aty vjen edhe Aqif Konesha, administratori i kompanisë që po zbatonte kontratën që në letra ishte lidhur me kompanitë e Rasim Daçit dhe Hamz Ismailajt. Të tre më pas hipin në makinën ‘Range Rover’ në pronësi të Koneshës dhe nisen në drejtim të Qafës së Buallit.

Nga pamjet që kanë siguruar agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryebashkiaku ishte ulur në vendin e parë. Gjatë rrugës makina ndalin dhe në sediljen e pasme hipën edhe Alban Konesha, e më pas hyn në një tunel të ndërtuar gjatë regjimit komunist. Pikërisht në këtë moment grupi i vëzhgimit ka humbur objektivin dhe janë tërhequr.

Nuk dihet se çfarë kanë komunikuar Lefter Alla, Aqif Konesha dhe Alban Konesha në tunel, pasi vëzhgimi ka rinisur disa ditë më vonë.

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla u vu në pranga pak ditë më parë. Ndaj tij rëndojnë dy akuza, korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Të këshilluara

Zjarr në një magazinë në Korçë

Zjarr në afërsi të një magazine në fshatin Nevicisht. Sipas policisë, persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një sasie mbetje solare dhe bitumi, e cila n...

18:58

Shehaj: Sulmi mbi Prestige, sulm mbi median

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se sulmi i tij ndaj pronarit të News24 është një goditje kundër medias. ‘Fakti që Edi Rama i ...

16:41

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI