Flash

Berisha në Mat: Kryetari juaj i bashkisë pasurohet me të vëllain, erdhi si oficer garde e tani po ndërton saraje

Lapsi.al 22 March 2023
Berisha në Mat: Kryetari juaj i bashkisë pasurohet me të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e bashkisë Mat, Skënder gjuci.

Berisha është shprehur se zgjedhjet janë betejë dhe ne do ta bëjmë atë betejë deri në fund, deri në fitoren e Skënder Gjucit, Bedri Hoxhës, Ismail Ukës dhe gjer në fitoren tonë përfundimtare.

Të dashur miq!

Zgjedhjet janë, thashë edhe njëherë, të një rëndësie historike, sepse ne jemi në kushtet e një monizmi dhe ne demokratët duhet ta pranojmë se për fatkeqësinë tonë ne kontribuuam në këtë monizëm. Kontribuuam me braktisjen e zgjedhjeve lokale.

Atë PD-ja kurrë nuk duhet ta bënte. Por ne jemi ata që nuk pretendojmë se nuk mund të gabojmë, por jemi ata të cilët gabimet i shohim drejt, dhe marrim masa të mos i përsërisim kurrë. Ndaj dhe statutin e PD-së, kemi një nen, i cili thotë; Partia Demokratike nuk bojkoton kurrë zgjedhjet.

Zgjedhjet janë betejë dhe ne do ta bëjmë atë betejë deri në fund, deri në fitoren e Skënder Gjucit, Bedri Hoxhës, Ismail Ukës dhe gjer në fitoren tonë përfundimtare.

Por këto zgjedhje kërkojnë nga ne me një përkushtim të madh, me një njerëzi të pakufishme të kontaktojmë, takojmë, trokasim në çdo derë, në çdo zemër, tek çdo qytetarë. Ne jemi një sot, në këtë vuajtje shqiptarët janë një, në këtë vjedhje të tmerrshme po vidhen të gjithë shqiptarët, përveç sektit të rilindjes.

Në këtë largim dhe shkretim masiv, po largohen të gjithë shqiptarët. Shumë herë më afër janë socialistët e thjeshtë me ju, me secilin prej jush, se sa me Agron Malajn, i cili nuk mendon gjë tjetër ditë e natë, se si të pasurohet vetë dhe se si të pasurohet fatosi i tij.

Ka ardhur këtu me deklaratën e pasurive të një ish oficeri garde. Kurse tani është bërë milioner. Ndërton saraje, firmos për të vëllain. Unë i them këtu; por në ligjet e këtij vendi dhe në kodin moral, zyrtari nuk mund të firmosë kurrë për vëllain e tij, se që në momentin që firmos për vëllain e tij, të ipen, basene, shpate, prona publike, ai vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh.

Lexoni tenderat. Dy kompani gjithsej pranon për të ndërtuar shkollat dhe ua ndan. Njëri njërën shkollë, shkollën tjetër tjetri. Ata ndajnë fondet, ja japin Agronit. Këta janë bërë një sekt i rrezikshëm.

Të këshilluara

Shehaj: Sulmi mbi Prestige, sulm mbi median

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se sulmi i tij ndaj pronarit të News24 është një goditje kundër medias. ‘Fakti që Edi Rama i ...

16:41

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI