Flash

Trump pret arrestimin, ish-presidenti i SHBA u bën thirrje mbështetësve për protesta

Lapsi.al 21 March 2023
Trump pret arrestimin, ish-presidenti i SHBA u bën thirrje

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se autoritetet në Manhatan do e arrestojnë atë këtë të martë të 21 marsit. Edhe pse në postimin e tij nuk përmendi arsyet konkrete se përse do të leshohet ky urdher arresti, mediat ndërkombëtare pretendojnë se bëhet fjalë për një pagesë prej 130 mijë dollarësh për pornostare Stormy Daniels në 2016.

Pas deklaratës së tij në rrjetet sociale se do të paditet të martën, Trump ka bërë thirrje të vazhdueshme ndaj mbështetësve të tij për protesta masive.

“Ne nuk mund të lejojmë më diçka kësisoj. Ata po vrasin shtetin tonë teksa ne ulemi dhe vështrojmë”, shkroi ai.

Rrugët e New York u blinduan si dhe u shtuan forcat e policisë, në një përpjekje për tu përgatitur në rast se shpërthijnë protestat masive. Megjithatë është konstatruar vetëm një numër i vogël i mbbështetësve të tij.

Por për çka akuzohet Trump? Më 2016, aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniel, ka ofruar shitjen e materialeve të një afere, që ajo ka pretenduar se e ka pasur me Trumpin, më 2006. Ekipi i Trumpit raportohet se ka paguar 130.000 dollarë që ajo të heshtë.

Vendimi nëse do të ketë padi varet prej Prokurorit të qarkut të Nju Jorkut, Alvin Bragg. Ai e ka krijuar një juri të madhe për të hetuar nëse ka mjaftueshëm të dhëna për ndjekje penale dhe ai është i vetmi që e di nëse – apo kur – do të ketë padi.

Nëse ai akuzohet, avokatët e Trumpit kanë thënë se arrestimi i ish-presidentit do të realizohet sipas procedurave standarde. Trump nuk do a kundërshtojë atë.

Kjo nënkupton se ai do të udhëtojë nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago në Florida për t’u paraqitur para gjykatës në qytetin e Nju Jorkut, dhe t’iu nënshtrohet procedurave, siç është dhënia e shenjave të gishtave dhe shkrepja e fotografive të të akuzuarve. Ish-kreu i shtëpisë së bardhë, po kandidon në zgjehdjet presidenciale që do të zhvillohen në vitin 2024. Padia nuk do t’ia ndalonin Trumpit garën, nëse synon ta vazhdojë atë.

Të këshilluara

Çfarë ndodh nëse arrestohet Trumpi?

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon se do të arrestohet të martën për disa akuza që lidhen me një hetim për një pagesë 130.000 dollarëshe ndaj ylli...

08:30

A do të arrestohet nesër Donald Trump?

Donald Trump pretendon se do të arrestohet të martën për akuzat që rrjedhin nga një hetim për një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin e filmave porno, Storm...

13:32

Kina: SHBA po fiton para nga lufta në Ukrainë

SHBA e ka cilësuar krizën në Ukrainë si një mundësi për të fituar para dhe vazhdon t’i hedhë benzinë ​​zjarrit, duke korrur fitime të mëdha për sektorët e saj u...

11:18

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI