Flash

Scholz: Konflikti në Ukrainë nuk do të përfundojë së shpejti

Lapsi.al 21 March 2023
Scholz: Konflikti në Ukrainë nuk do të përfundojë

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se lufta e nisur nga Rusia kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022 nuk do të përfundojë së shpejti.

“Duhet të përgatitemi për mundësinë që do të marrë shumë kohë”, theksoi Scholz gjatë një aktiviteti të organizuar nga gazeta Rheinische Post në Dyseldorf.

“Edhe pas përfundimit të luftës, gjithçka nuk do të kthehet në normalitet menjëherë.

Por ne nuk duhet të ndalojmë përpjekjet tona për të garantuar se lufta do të përfundojë”, shtoi kancelari. Ai tha gjithashtu se nuk beson në idenë e rrëzimit të liderëve si presidenti rus Vladimir Putin me force.

Presidenti amerikan Joe Biden, tha Scholz, e siguroi atë se ai nuk e kërkon një gjë të tillë.

“Unë mbështes presidentin amerikan për këtë,” tha kancelari.

Nuk ekziston mundësia që Rusia të diktojë kushtet e paqes në vendin që ka pushtuar, shtoi Scholtz.

“Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e saj.”

Të këshilluara

Çfarë ndodh nëse arrestohet Trumpi?

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon se do të arrestohet të martën për disa akuza që lidhen me një hetim për një pagesë 130.000 dollarëshe ndaj ylli...

08:30

A do të arrestohet nesër Donald Trump?

Donald Trump pretendon se do të arrestohet të martën për akuzat që rrjedhin nga një hetim për një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin e filmave porno, Storm...

13:32

Kina: SHBA po fiton para nga lufta në Ukrainë

SHBA e ka cilësuar krizën në Ukrainë si një mundësi për të fituar para dhe vazhdon t’i hedhë benzinë ​​zjarrit, duke korrur fitime të mëdha për sektorët e saj u...

11:18

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI