Flash

Rama ngre zërin kundër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB: Jep sqarime

Lapsi.al 21 March 2023
Rama ngre zërin kundër Sekretarit të Përgjithshëm
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër deklaratë që ka tërhequr vëmendje për çështjen e marrëveshjes Kurti – Vuçiç në Ohër. Kreu i qeverisë shqiptare ka marrë shkas nga një reagim që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka bërë për këtë marrëveshje dhe ku palët i quan “Beogradi dhe Prishtina” dhe jo “Kosova dhe Serbia”. “Beogradi dhe Prishtina”?! Një gabim serioz apo një lapsus. Emërtimi zyrtar i saj është “Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari i Përgjithshëm nuk e ka përdorur qëllimisht emërtimin e duhur. Ju lutem, jepni menjëherë sqarim” – shkroi Rama në Twitter. Në reagimin e Guterres thuhet: “Sekretari i Përgjithshëm mirëpret njoftimin e fundit nga Bashkimi Evropian për një marrëveshje nga palët për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Është e rëndësishme që tani të dyja palët të punojnë me shpejtësi dhe mirëbesim për të realizuar të gjitha detyrimet e përcaktuara në Marrëveshje, për të mirën e të gjithëve. Kombet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga dialogu Beograd - Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian” – thuhet në njoftim.  Të shtunën në Ohër, krerët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord mbi aneksin e zbatimit të planit evropian. Ai do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dyja palët në momentin e publikimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI