Flash

Përjashtohen nga tenderët 38 operatorë, shumica la kontratat në mes

Lapsi.al 21 March 2023
Përjashtohen nga tenderët 38 operatorë, shumica la kontratat

Të paktën 38 biznese janë përjashtuar nga tenderët me fonde publike.

Agjencia e Prokurimit Publik në raportin vjetor të vitit 2022 nënvizon se këto biznese kanë kryer shkelje nga më të ndryshmet e për rrjedhojë kanë humbur të drejtën e pjesëmarrjes në garat që hapin institucionet publike për afate të ndryshme.

“Në kuadër të procedimit administrativ ndaj operatorëve ekonomikë: është marrë vendimi për përjashtimin nga e drejta për të fituar kontrata publike, për 38 operatorë ekonomikë, sipas parashikimeve të nenit 78/1 të LPP.

Është vendosur mos përjashtimi për 13 operatorë ekonomikë për shkak se, nuk plotësoheshin kushtet e parashikuara në nenin 78 të ligjit të prokurimeve publike. Është vendosur pezullimi i procedimit për 11 operatorë ekonomikë, për shkak të procesit gjyqësor” thuhet në raportin e APP.

Duke analizuar arsyet e kësaj vendimmarrje Agjencia vlerëson se shumica e përjashtimeve kanë ardhur si efekt i mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale. Të paktën 20 operatorë kategorizohen në këtë grup.

“Vendimet e përjashtimit të dhëna në këto raste, kanë qenë për mos përmbushje të detyrimeve kontraktore gjatë kontratave të nënshkruara kryesisht në përfundim të procedurave të prokurimit me vlerë të vogël, por edhe për mos përmbushje të kontratave të nënshkruara pas zhvillimit të një procedure konkurruese prokurimi” thuhet në raport.

APP ka sjellë në vëmendje se në grupin e të përjashtuarve ka edhe raste të keqinformimit për qëllime kualifikimi.

Të tillë janë keqinformim, nëpërmjet paraqitjes në tender të deklaratës së gjendjes gjyqësore, ku shoqëria ka deklaruar se, nuk është dënuar për shkelje penale, ndërkohë që nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ortaku/administratori kanë qenë të dënuar penalisht.

Keqinformim nëpërmjet paraqitjes së deklaratës se, nuk ka masë ligjore në fuqi, ndërkohë që nga raportimet e dërguara nga ISHPPSH ka rezultuar se ka patur gjobe ne fuqi.

Keqinformim në deklaratën e dhënë se, i ka të paangazhuara në kontrata të tjera, makineritë, më të cilat ka ofertuar, ndërkohë që nga verifikimet ka rezultuar se mjetet i ka patur të angazhuara.

Keqinformim nëpërmjet paraqitjes së faturës tatimore për të provuar disponimin e një mjeti, ndërkohë që, ka rezultuar se fatura tatimore është i padeklaruar në organet tatimore. Keqinformim në deklaratën e dhënë për disponimin e sistemit të kartave te karburantit. Keqinformim në deklaratën e dhënë për stafin teknik.

Po kështu nuk kanë munguar edhe rastet konstatimit të dokumenteve me të dhëna të rreme të tilla si certifikatat e formimit profesional të paraqitura për përmbushjen e kritereve të veçanta për kualifikim ku pas verifikimeve të kryera pranë organit lëshues, kanë rezultuar se nuk janë lëshuar prej saj.

Raste me certifikatat ISO të paraqitura në tender, pas verifikimeve të kryera pranë organit të vlerësimit të konformitetit kanë rezultuar se, nuk janë lëshuar prej tyre ose të dhënat në Vërtetimin e Performancës të paraqitur në tender, ku pas verifikimeve të kryera pranë organit kompetent kanë rezultuar se nuk janë të njëjta me të dhënat në Vërtetimin e lëshuar nga ky organ./Monitor

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit të së martës (21/3) në Amfilochia të Greqisë. Lajmin e kanë bërë të ditu...

09:56

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI