Flash

PD: Po jepen me koncension pronat e ushtrisë

Lapsi.al 21 March 2023
PD: Po jepen me koncension pronat e ushtrisë

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj ka denoncuar se kryeministri Rama dhe qeveria janë përfshirë në vjedhje dhe korrupsion.

Me anë të një deklarate për mediat, Hysaj denoncon se po jepen me koncesion territore dhe asete të flotës detare të Shqipërisë.

“Edhe pse jemi vend i NATO-s, nuk ka siguria rëndësi, as zhvillimi i qyteteve për taksapaguesit, por pasurimi i qeveritarëve dhe 3 përqindëshit që jeton në kurriz të tyre, dhe shfrytëzon pasuritë e përbashkëta publike”, deklaron ndër të tjera Hysaj.

Hysaj thotë se “këtë bandë grabitësish të pasurive publike duhet ta largojmë me forcën e votës së lirë”, ndërsa thekson se “më 14 maj, kandidatët e koalicionit me qytetarët dhe Shqipërinë janë alternativa e opozitës kundër kandidatëve të bandave dhe shpellës”.

Deklarata e plote

Gjysma e qeverisë shqiptare, me gjithë Kryeministrin, dhe me firmën begenisëse të presidentit të Republikës, janë përfshirë në një akt të qartë vjedhjeje e korruptimi, duke dhënë me konçension territore dhe asete të Flotës detare të Shqipërisë.

Edhe pse ligji shqiptar nuk parashikon koncension për pronat e ushtrisë, kryeministri që firmos ‘fap e fap’, dhe ministrat e tij që firmosin sipas urdhrit, jo ligjit, e kanë dhënë badihava bazën detare të Sarandës.

Edhe pse jemi vend i NATO-s, nuk ka siguria rëndësi, as zhvillimi i qyteteve për taksapaguesit, por pasurimi i qeveritarëve dhe 3 përqindëshit që jeton në kurriz të tyre, dhe shfrytëzon pasuritë e përbashkëta publike.

40 mijë metra katrorë të bazës detare në Sarandë futen në xhepin e atyre që duan të ndërtojnë port jahtesh dhe vila dhe përfundojnë në llogaritë offshore, të atyre që japin lejen e tjetërsimit të një aseti ushtarak që i përket shtetit.

Dhënia me koncension e bazës detare të Limanit në Sarandë, një pikë rreth 100 milje larg bazës më të afërt, të Pasha Limanit, e izolon këtë të fundit dhe zhbën rolin baze të Flotës detare, atë të kontrollit dhe sigurisë së kufijve detarë.

SPAK e ka vendosur nën sekuestro preventive territorin e Bazës Detare, me argumentin se dhënia me qera ka cënuar operacionalitetin e Flotës, por kontrata e koncesionit për Portin e Jahteve qëndron në fuqi.

Strategjia ka qenë e qartë që në vitin 2019, kur nisi skema për gllabërimin e bazës detare, dhe koncesioni i portit ishte hapi i parë i një plani që parashikonte eleminimin e Bazës, pa e nxjerrë më parë nga Plani i Përhapjes.

Pas kontratës nga Ministria e Infrastrukturës për Portin e jahteve, një muaj më vonë ministria e Financave nëshkroi një kontratë për ndërtim hotelesh e vilash.

Për të kuptuar se sa larg është shkuar me vjedhjen, dhe sa lart është marrë vistoja për të, mjafton fakti që vetëm dy ditë pasi Gjykata vendosi në sekuestro bazën, Ministria e Infrastrukturës miratoi rregulloren e funksionimit dhe sigurisë, të Portit që do të ndërtohet me koncesion në territorin ujor të Bazës.

Kjo ishte një shenjë e qartë për Gjykatën se ishte futur në ujra të turbullta.

Ky është një veprim tipik prej organizate mafioze dhe jo qeverie të një republike parlamentare.

Ky është veprimi i një njeriu që ka në dorë të gjitha pushtetet dhe i sheh gjykatat si anekse të qeverisë.

Ky është rasti për të kuptuar se Edi Banda me 40 hajdutë e quan vjedhjen “zhvillim” dhe don ta shesë si të tillë. Por, nëse duket si vjedhje, tingëllon si vjedhje dhe i vjen era vjedhje, nuk është gjë tjetër veçse vjedhje.

Këtë bandë grabitësish të pasurive publike duhet ta largojmë me forcën e votës së lirë.

Më 14 maj, kandidatët e koalicionit me qytetarët dhe Shqipërinë janë alternativa e opozitës kundër kandidatëve të bandave dhe shpellës.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit të së martës (21/3) në Amfilochia të Greqisë. Lajmin e kanë bërë të ditu...

09:56

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI