Flash

Majk ironizon Mozzik

Lapsi.al 21 March 2023
Majk ironizon Mozzik

Majk, emri i vërtetë i të cilit ështrë Kastriot Rexha ka publikuar në TikTok një video ku paralajmëron një projekt të ri muzikor, duke ndarë me ndjekësit e tij një pjesë nga teksti. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të “ndizet” me komente.

Mes komenteve disa ndjekës e kanë akuzuar repern se ka kopjuar Mozzik (Gramoz Aliu). Duke etiketuar Mozzik, ndjekësi shkruan: “Po të kopjojnë.”

Komenti mori edhe një përgjigje nga Majk, i cili reagoi gjithashtu në seksionin e komenteve. Ai shkruan se në momentin që do kopjojë një artist shqiptar do heqë dorë nga muzika. Jo vetëm kaq, por shton se ka kohë që nuk “i ka rënë në vesh” asnjë këngë e Mozzik dhe se nuk i dëgjon.

“Atë ditë që ia kopjoj tekstin një këngëtari shqiptar, e lë muzikën. Përndryshe, nuk më ka rënë në vesh prej kohësh asnjë këngë e tij, nuk është se e dëgjoj”- shkruan Majk, duke hedhur kështu edhe një “kunjë” për Mozzik.

Në fakt mes Mozzik dhe Majk nuk ka patur ndonjë përplasje, të paktën publikisht. Në dukje, ata kanë patur raporte të mira ose korrekte para pak vitesh. Madje, edhe e përkrahnin njëri-tjetrin në mediat sociale duke ndarë projektet e tyre të reja.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Paul Grant

Paul Grant, i cili u shfaq në ekskluzivitetet e filmave “Star Wars” dhe “Harry Potter”, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Lajmin e konfirmoi vajza e Pau...

15:41

Veprimi i Elon Musk kundër gazetarëve

Elon Musk ka deklaruar se Twitter tani do t'u dërgojë të gjithë gazetarëve një emoji automatike kur ata bëjnë një kërkesë për shtyp në platformën e mediave soci...

15:26

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI