Flash

Kandidati për Tiranën/ "Fëmijët e mij kanë më pak hapsira se unë në moshën e tyre"

Lapsi.al 21 March 2023
Kandidati për Tiranën/ "Fëmijët e mij kanë më

"Fëmijët e mi sot kanë shumë herë më pak hapësirë seç kam patur unë në moshën e tyre". Arlind Qori që po këmbëngul të jetë një nga konkurentët për bashkinë e Tiranës, ndonëse KQZ refuzoi në mënyrë abuzive regjistrimin e “Lëvizja Bashkë” në zgjedhje, ka shpalosur vizionin e tij për qytetin në emisionin "Të Paekspozuarit" të Ylli Rakipit. "Tirana është një qytet me gjithnjë e më pak hapësirë. Në Tiranë hahet hapësira, vidhet hapësirë, uzurpohet… Aty ku deri dje ka patur një kënd lojrash, ka një kullë. Aty ku deri dje ka patur një park, ka një kullë. Pallatet janë ndërtuar ngjitur me njëri-tjetrin, nuk ka trotuarë në shumë rrugë. Këndi i Lojrave ku jam rritur unë nuk është më, është ETC dhe ajo kulla e Kastratit që po ndërtohet" tha ai.

Qori bëri një premtim të fortë, duke deklaruar se kullat e ndërtuara në paligjshmëri duhet të shemben për të shpëtuar hapësira publike të uzurpuara.

Lexo me tej:

Zgjedhjet/ Celibashi pengon edhe kandidimin e Arlind Qorit në Tiranë 

"Në këto kulla, shikoni hapen apo jo drita? Janë monstra të betonit ku lahen paratë e pista dhe të korruptuarit blejnë apartamentin e 15 dhe pjesa më e madhe rri stok për të varrosur Tiranën. Të çosh fëmijët në shkollë sot në këmbë është tmerr, nuk ka trotuarë. Në trotuarët e Veliajt, mund të ecë vetëm miu dhe zhapiku" vazhdoi Qori.

"Tirana është një qytet me gjithnjë e më pak hapësirë. Në Tiranë hahet hapësira, vidhet hapësirë, uzurpohet… Aty ku deri dje ka patur një kënd lojrash, ka një kullë. Aty ku deri dje ka patur një park, ka një kullë. Pallatet janë ndërtuar ngjitur me njëri-tjetrin, nuk ka trotuarë në shumë rrugë. Këndi i Lojrave ku jam rritur unë nuk është më, është ETC dhe ajo kulla e Kastratit që po ndërtohet".

"Në këto kulla, shikoni hapen apo jo drita? Janë monstra të betonit ku lahen paratë e pista dhe të korruptuarit blejnë apartamentin e 15 dhe pjesa më e madhe rri stok për të varrosur Tiranën. Të çosh fëmijët në shkollë sot në këmbë është tmerr, nuk ka trotuarë. Në trotuarët e Veliajt, mund të ecë vetëm miu dhe zhapiku". Ajo që e bën të veçantë kndidaturën e Arlindd Qorit, nu është vetëm fakti se ai po konkuron për herë të parë në një betejë eektorale, por se ai nuk nguron ta vërë gishtin mbi plagë ndryshe nga Erion Veliaj që është partner me ndërtuesit e mëdhenj, apo Belindd Këlliçi që nuk po tregon forcën e dyhur në ddenoncimion e aferave të tyre. I sfiduar nga Ylli Rakipi me të njëjtën pyetje që i kishte bërë edhe kandidddatit të PD, Qori nuk nguroi të përmendë me emra ata që Lëvizja Bashkë i etiketon si oligarkë. "Shefqet Kastrati, Samir Mane, Bashkim Ulaj, Ramë Geci, Shkëlqim Fusha, Pëllumb Salillari, Vasil Naçi, Klodian Allajbeu" numëroi ai.

Kritikat e tij të forta, qëndrimet e palëkunddura dhe aftësia për të vënë gishtin në plagë, kanë trembur establishmentin politik dhe mediatik aq sa në mënyrë të paligjshme lëvizjes Bashkë iu mohua e drejta e konkurimit në zgjedhjet e 14 majit. Arlindd Qori tani po mbledh në Tiranë firmat e nevojshme për të konkuruar si kandidat i pavarur.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI