Flash

Grupi i Berishës ankimon kërkesën: Kërkohet çregjistrimi i Alibeajt si kryetar i komanduar PD-së

Lapsi.al 21 March 2023
Grupi i Berishës ankimon kërkesën: Kërkohet

Grupi i kryedemokratit Berishës ka ankimuar kërkesën dhe ka kërkuar çregjistrimin e Enkelejd Alibeaj si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike. Sakaq në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit do të hidhet sot shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesë padisë. Shorti pritet të hidhet në orën 14:15.

Në padi, kërkohet që gjykata të regjistrojë Partinë Demokratike të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Berisha, si subjekt zgjedhor në 14 maj. Po ashtu dhe përfshirjen e subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga Berisha, si pjesë e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

NJOFTIM PËR MEDIA

Në datën 21.03.2023 ora 14:15, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën Rr.“Ismail Qemali” Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkespadisë me palë:

PADITËSE: Partia Demokratike e Shqipërisë.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

OBJEKTI: Ndryshimin e Vendimit nr.27, datë 16.03.2023 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur:

  1. Detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, të çregjistrojë subjektin “Partia Demokratike”, e regjistruar me nënkryetarin z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar;

    2. Regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Kryetari z.Sali Berisha, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023;

    3. Rregullimin e pasojave duke detyruar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, të përfshijë subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga Kryetari z.Sali Berisha, si pjesë e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, koalicion i regjistruar nga KSHZ me vendimin e datës 18.03.2023.

Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me Vendimin nr.27, datë 16.03.2023, objekt i padisë së mësiperme, ka vendosur:

“1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr.33 të ankuesit “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z.Ledio Nuraj dhe z.Franci Nuri;

2. Pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore nr.32 të ankuesit “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z.Indrit Sefa;

3. Ankuesi “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z. Indrit Sefa të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë: – Deklaratën sipas shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 64 të Kodit Zgjedhor me të dhënat për nënkryetarin z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë; – “Deklaratën e angazhimit solemn” të nënshkruar nga nënkryetari z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë;

4. Ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe detyrimin e Komisionerit të regjistrojë subjektin zgjedhor “Partia Demokratike” me nënkryetarin, z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë;

5. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;

6.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Administrativ brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI