Flash

GJKKO lë në fuqi vendimin “arrest me burg” për ish-juristin e bashkisë së Bulqizës

Lapsi.al 21 March 2023
GJKKO lë në fuqi vendimin “arrest me burg” për

Sipas një njoftimi zyrtar mësohet se juristit të bashkisë së Bulqizës, Leonard Daçi i është lënë në fuqi vendimi “arrest me burg” së bashku me kryebashkiakun Lefter Alla.

Njoftimi:

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rikonfirmuar masën e caktuar në mungesë “arrest me burg” për Leonard Daçi, jurist në Bashkinë e Bulqizës, pjesë e grupit të të zyrtareve të këtij institucioni që u arrestuan, përfshirë kryebashkiakun Lefter Alla. Kujtojmë se ditën e rivlerësimit të masave të Shtunën, Daçi u paraqit papritur në Gjykatë ku iu tha togave të zeza se ishte pjesë e personave ndaj të cilit ishte caktuar një masë sigurie, teka këta të fundit vijonin procesin. Ndryshe nga sa kishte njoftuar zyrtarisht Prokuroria e Posaçme, Leonard Daçi, jurist i Bashkisë së Bulqizës, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, u paraqit befas në GJKKO rreth 2 orë pas nisjes së seancës për caktimin e masave së sigurisë. Ai erdhi i shoqëruar nga avokati Arben Peci, ku trokiti në dyert e sallës duke vënë në dijeni Gjykatën se ishte një nga të pandehurit e dosjes, dhe ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”. E teksa ishte në banesë pretendon ai, dëgjoi emrin e vet që përmendej në media si një nga të arrestuarit, por në fakt ai ndodhej në Tiranë. Daçi njoftoi avokatin duke i kërkuar mendim, i cili i sugjeroj të paraqitej në gjykatë. Aktualisht Daçi ndodhet brenda sallës së gjyqit, por ai u la të vlerësohet në një moment të dytë pas bërjes së procedurave. Ndërkohë, të paktën edhe ndaj një personi tjetër thonë burimet nuk është ekzekutuar masa e marrë në mungesë nga GJKKO. Bëhet fjalë për Denis Xholin, ish-drejtor juridik në Bashkinë e Bulqizës, i cili ndodhet jashtë vendit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 106.4 lekë dhe do të shitet me 107.3 lekë. Euro do blihet me 114 lekë dhe do shitet me 114....

09:00

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI