Flash

Ekspozitat e Ramës/ Paratë dhe influenca pas pasionit kryeministror

Lapsi.al 21 March 2023
Ekspozitat e Ramës/ Paratë dhe influenca pas pasionit kryeministror

Minimumi që pritej nga qeveria ishte një reagim sa për sy e faqe mbi raportin e Departamentit të Shtetit ku vihej në pah korrupsioni i endemik i administratës, kapja e mediave, presionet policore ndaj kundërshtarëve politikë etj, por ja ku del që Edi Rama ishte në Athinë, mes një ekspozite luksi të pikturave të tij, duke iu gëzuar vështrimeve plot entuziasëm të grekëve.

Vitin e kaluar, raportin e DASH e kishte quajtur një shkrim “copy-paste” që përsëritej, kurse këtë vit as nuk e ka fare në axhendë të komentojë, sepse ceremonia e pritjes prej “celebrity” nën kujdesin e Nikos Dendias Ministrit të Jashtëm të Greqisë, e ka emocionuar si rrallëherë shefin e qeverisë shqiptare.

“Me kaq shumë fjalime sa kam mbajtur, në kaq shumë raste, kurrë, thuajse kurrë nuk jam ndjerë i emocionuar kaq thellë” u shpreh ai në hapjen e ekspozitës në Athinë, ku ishte me bashkëshorten Lindën dhe djalin e vogël, Zahon.

Nga fotot që shpërndau kryeministria, pritja ishte vërtet e veçantë.

Një turmë njerëzish duket se lëvizin mes letrave të murit të zbukuruara me ngjyrat që Rama zhgarravit për të humbur mendjen në punë. Në ekspozitë ishte edhe kryeministri i Greqisë, Micotaqis.

Sa para fiton Rama nga shitja e pikturave

Për pasurinë e Ramës ka disa pikëpyetje, që nga historia e mohuar prej tij se e nisi jetën politike me 3 mijë euro në xhep, tek dokumenti i OSBE-së për 200 milion euro e deri tek flamujt e kuq në alibitë kontradiktore që ka dhënë për burimin e parave të vilës në Surrel.

Në deklaratën e pasurisë, Rama deklaron vetëm 3 burime fitimi. E para është rroga si kryeministër, e dyta janë të ardhurat nga libri Kurban dhe së treti, paratë e fituara nga shitja e punimeve artistike, piktura, punime balte, kravata, shaje etj.

Në deklaratën e pasurisë së vitit 2015, Rama nuk bën një ndarje mes fitimeve nga shitja e librit “Kurban” dhe nga punimet artistike, por shkruan se “Të ardhura nga krijimtaria artistike: shitje libri Kurban, shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë”

Ne vitin 2016 të ardhura neto nga krijimtari dhe shitje punë artistike, kryeministri deklaron 1 milion e 285 mijë e 665 lekë.

Në vitin 2017, të ardhurat e deklaruara janë rritur deri në shumën 3 milion 894 mijë e 352 lekë.

Në vitin 2018, ka shitur me pak, për shumën modeste të 929 mijë e 588 lekë.

Në vitin 2019, duket se kryeministri Rama ka gjetur muzën dhe fitimet janë shtuar deri në 4 milion 633 mijë e 760 Lekë nga krijimtaria artistike - shitja e punëve artistike.

Në 2020 të ardhurat janë ulur sërish për të arritur në 1 milion 806 mijë e 335 lekë shitje e punimeve artistike të Ramës.

Në total, fitimet e Ramës deri në vitin 2020 nga punimet artistike nuk janë pak por 15 milion e 243 mijë e 709 lekë të reja.

https://lapsi.al/2016/11/16/the-guardian-ekspozita-luksoze-e-kryeministrit-te-vendit-me-te-varfer/

Kur hapi një ekspozitë në Kampl Gallery, në Mynih të Gjermanisë në vitin 2015 ai prezantoi rreth 100 piktura. Atëherë gazeta Abendzeitung München shkroi se një prej tyre ka vlerën e 1 500 eurove.

[caption id="attachment_810149" align="alignnone" width="1024"] Ftesa per nje ekspozite te Rames ne Austri[/caption]

Influenca si kryeministër për hapjen e ekspozitave

Para se të bëhej kryeministër, prirja e Ramës për të ngjyrosur nuk shkonte më tej se pallatet në anë të Lanës apo diku përgjatë unazës. Ishte pas zgjedhjes si kryeministër, që arti i Ramës shkoi përtej kufijve të Shqipërisë. Ishte pasi ai u zgjodh kryeministër, që u çelën ekspozitat e para jashtë vendit.

Me kalimin e viteve, nga pikturat Rama kaloi tek punimi me baltë bashkë me artistin Adi Dule, ndërsa në disa bashkëpunime u shfaq bashkë me artistin tjetër Anri Sala.

Shkarravinat e tij mbi kalendarin kryeministror apo bllokun e shënimeve të bashkisë kanë udhëtuar në Berlin, Mynih, Paris, Stamboll, Firence, Napoli, Hong Kong e Nju Jork.

Gjithnjë ka qenë e paqartë se nga ku vijnë fondet për shfaqjet e vazhdueshme private të Kryeministrit Rama.

Lexo edhe: Rama ka të drejtë që nervozohet kur i përmendin milionat

Lexo edhe: Skandali/ Rama i paguan ekspozitat jashtë me paratë e shqiptarëve

Lexo edhe: Edi Rama: Rruga e parë ishte arti, e dyta politika, e treta… gatimi!

Disa ditë më parë u zbulua se ekspozita në Kinë në vitin 2015 e quajtur “Calendar blossoms” ishte sponsorizuar nga CEFC, një kompani kineze e energjisë e lidhur ngushtë me qeverinë kineze. Këshilltari i Ramës, Dorian Duçka ishte përfaqësues i CEFC në Tiranë. Sipas dosjes së FBI-së, konglomerati kinez CEFC, i përfaqësuar nga Duçka kishte interes në vendimmarrjen e Ramës për fushat e naftës në jug të vendit.

Në Shtator të vitit 2017, kryeministri Rama mori pjesë me punimet e tij në Bienalen e Venecias, por një raport i Kontrollit të Shtetit zbuloi se qeveria shqiptare kishte shpenzuar qindra mijëra dollarë në mbështetje të Bienales. KLSH-ja zbuloi se “projekti total i ministrisë për reklamat promovuese ishte rreth 500 mijë dollarë”.

[caption id="attachment_810150" align="alignnone" width="1024"] Rama ne nje nga ekspozitat e tij[/caption]

Në Tiranë, kritika e rezervuar për punimet e Ramës

Kritika në Shqipëri ka qenë e rezervuar për të dhënë një gjykim mbi atë se çfarë përfaqësojnë zhgarravinat e Ramës mbi dokumentat e qeverisë.

Dikur, portalet pranë qeverisë publikuan një vlerësim të piktorit Gazmend Leka në një emision mëngjesi. Leka shprehej se Edi Rama “do ishte artist i mirë, nëse do merrej me art”.

Disa vite më parë, Ardian Isufi, artist dhe profesor në Universitetin e Arteve në Tiranë, tha për BIRN se Rama nuk po i bën favore Shqipërisë, por “ka përdorur pushtetin për fitime personale” dhe ka tërhequr vëmendje si artist vetëm për shkak se është kryeministër.

Por një thikë që iu ngul vlerës artistike të punimeve të Edi Ramës në vitin 2017 është ajo e gazetarëve të artsy.net, pas ekspozimit të letrave të murit në Bienalen e Venecias.

Gazetarja Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek i krahasuan pikturat e Edi Ramës me eksperimentet mbi librin e shënimeve të një adoleshenti të droguar kolegjesh.

“Në segmentin Giardini, të “Viva Arte Viva”, një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës. Për të qenë të sinqertë deri në fund, punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie" shkruajtën ata./Lapsi.al

https://lapsi.al/2018/05/11/foto-e-1992-shikoni-si-i-kishte-muret-e-shtepise-edi-rama/

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI