Flash

Berisha: Rama, 10% më shumë pushtet se Ramiz Alia

Lapsi.al 21 March 2023
Berisha: Rama, 10% më shumë pushtet se Ramiz Alia

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Selenica, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se përdor kriminelët për të vjedhur dhe për të nënshtruar popullin shqiptar.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se aktualisht kreu i qeverisë ka më shumë pushtet sesa vetë Ramiz Alia në vitin 91’.

Berisha gjithashtu citoi raportin e DASH e cila vendosi theksin tek vjedhja e qindra milionë eurove me inceneratorët.

"Momenti në të cilin mblidhemi është një moment thirrje, kushtrimi për secilin prej nesh, për çdo shqiptar. Pasi shoqëria shqiptare, populli i Shqipërisë përjeton në njëfarë mënyre një nga momentet më dramatike të historisë tonë. Përjeton një moment në të cilin ne, po pakësohemi dhe po shkretëtohemi me një shpejtësi. 80% e të larguarve nga Shqipëria, janë të rinj, kjo e thellon më shumë dramën, katastrofën tonë. E vërteta është se të humbasësh 80% të të rinjve, ke humbur një gjeneratë të tërë.

Sëpari, ju jeni njerëz politik. Përgjigja e parë që japim është kjo, sot njësoj si në vitin 91’ jemi në monizëm të plotë. Rama kontrollon 10% më shumë pushtete se Ramiz Alia në 91’. Gratë dhe burrat që njohën diktaturën komuniste, formën më të egër, e dimë se çfarë fatkeqësie kombëtare është monizmi. Monizmi prodhon dhunim, shtypje, varfëri, prodhon tjetërsim. Ky është monizmi i ri që përjetojmë. Ky monizëm nuk bazohet në doktrinën marksiste-leniniste për t’u internuar. Ky monizëm bazohet në krimin dhe vjedhjen.

Çfarë ju duhet krimi këtyre? Krimi ju duhet vetëm për pushtetin. Diktatura kishte ligje. Ligjet e ndalonin torturën. Kishin dhe ato përcaktimet për kohën e mbajtjes në burg. Në diktaturë ekzistonin hetues xhelat. Ekzistonin njerëz mizor, që përdornin gjith mjetet e dhunës. Udhëheqja e kohës e dinte se ata po shkelmonin ligjet, por ata ishin më të preferuarit e saj. Ata ushtronin ndaj kundërshtarëve politik, atë që nuk parashikonte ligji. Sot, bandat, banditët dhe vrasësit janë njerëzit më të preferuar të ministrave dhe Edi Ramës. Përmes tyre përfitojnë fitimet që nuk nxjerrin dot me ligjet.

Ndaj është dhe lidhja e tyre me krimin dhe drogën. Monizmin e tij, Rama e bazon në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Kemi folur për vjedhjet e qindra milionë eurove të djegësave, në Portin e Durrësit, tenderat sekrete. Dje DASH denonconte dje në mënyrë eksplicite vjedhjen me djegësat. 237 mln dollarë janë zhdukur. Janë zhdukur në xhepat e Ramës, Veliajt dhe Engjëll Agaçit. Vjedhjet më të mëdha, këta i bëjnë me punët publike." - u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me mbështetësit e tij në Selenicë për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Leonard Rakipaj.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI