Flash

Bad Bunny paditet nga ish e dashura: Ka përdorur zërin tim

Lapsi.al 21 March 2023
Bad Bunny paditet nga ish e dashura: Ka përdorur zërin tim

Ish e dashura e Bad Bunny po e çon artistin në gjykatë për një regjistrim të zërit të saj, të cilin ai e ka përdorur në këngët e kaluara, sipas raportimeve të shumta.

Ish-i i Bad Bunny, Carliz De La Cruz Hernández,  pretendon se "zëri i saj i dallueshëm" është përdorur në këngët e Bad Bunny -- duke përfshirë "Pa Ti" të vitit 2016 dhe "Dos Mil 16" të vitit 2022 - si dhe në materiale promovuese, në koncerte dhe në platforma të ndryshme muzikore. “Që nga ajo kohë, mijëra njerëz kanë komentuar drejtpërdrejt në rrjetet e mediave sociale të Carliz-it, si dhe çdo herë që ajo shkon në një vend publik, në lidhje me ‘Bad Bunny, baby’”, thuhet në padi. "Kjo ka shkaktuar dhe aktualisht shkakton që De La Cruz të ndihet e shqetësuar,  frikësuar dhe e dërrmuar."

De La Cruz dhe Bad Bunny filluan të takoheshin në vitin 2011 dhe në padinë e saj ajo pretendon se këngëtari i kërkoi asaj të regjistronte veten duke thënë frazën  për ta përdorur gjatë  këngëve të tij. Në padi thuhet se dyshja u ndanë në vitin 2016, më pas u pajtuan shkurtimisht në 2017 para se të ndaheshin përgjithmonë. Carliz u shpreh se një përfaqësues i Bunny e kontaktoi atë në maj 2022 dhe i ofroi asaj 2,000 dollarë për të drejtat e regjistrimit, të cilat ajo e refuzoi./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Veprimi i Elon Musk kundër gazetarëve

Elon Musk ka deklaruar se Twitter tani do t'u dërgojë të gjithë gazetarëve një emoji automatike kur ata bëjnë një kërkesë për shtyp në platformën e mediave soci...

15:26

Ilir Shaqiri, pjesë e reality show në Itali

Ilir Shaqiri ka zbuluar së fundmi detaje nga jeta e tij profesionale. Gjatë një interviste për  “Më prit në fundjavë”, Ilir  tregoi se do jetë pjesë e “Isola de...

13:51

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI