Flash

1 në 3 pacientë vdes/ Një infeksion vdekjeprurës alarmon autoritetet në SHBA

Lapsi.al 21 March 2023
1 në 3 pacientë vdes/ Një infeksion vdekjeprurës alarmon

“Një infeksion vdekjeprurës që është i vështirë për t'u trajtuar po përhapet me shpejtësi me një ritëm alarmant", - thotë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA. Bëhet fjalë për Candida auris, një infeksion kërpudhor. Raporti thotë se në vitin 2021 pati 1471 raste në SHBA gati dyfishi i vitit 2019 kur pati vetëm 756 raste.

Njerëzit e shëndetshëm nuk janë në rrezik nga Candida auris, por ata me sistem të dobët imunitar ose që përdorin pajisje mjekësore si ventilatorë ose kateterë dhe që vuajnë nga sëmundje të rënda, mund të humbin jetën. Shumica e të sëmurëve të testuar rezultuan imunë ndaj trajtimit anti-mykotik.

Për këtë arsye CDC e ka quajtur atë një "kërcënim urgjent të rezistencës antimikrobike". Shumë pacientë janë në spitale dhe shtëpi të të moshuarve. Një në tre pacientë me këtë infeksion humb jetën.

“Është ende e vështirë të vlerësohet roli i saktë që ka luajtur Candida auris tek pacientët vulnerabël”, - tha epidemiologia e CDC, Dr. Meghan Lyman, autorja kryesore e raportit. Infeksioni u raportua për herë të parë në SHBA në vitin 2016. Rritja më e shpejtë e rasteve ishte nga viti 2020 deri në vitin 2021, sipas të dhënave të CDC të publikuara në Annals of Internal Medicine.

Një tjetër arsye shqetësuese ishte shtimi i rasteve që ishin “rezistente ndaj ekinokandinave” që është ilaçi antimykotik më i rekomanduar për trajtimin e infeksionit. CDC ia atribuon rritjen e rasteve parandalimit të ulët për infeksionin në institucionet e kujdesit shëndetësor. Situata mund të jetë përkeqësuar edhe për shkak të krizës në spitale dhe sistemet e shëndetit publik gjatë pandemisë Covid-19.

Dr. Lyman, tha për CBS News se rritja e rasteve "thekson nevojën për mbikëqyrje të vazhdueshme, kapacitete të zgjeruara laboratorike, teste më të shpejta diagnostikuese dhe respektimin e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit". Edhe vende të tjera gjithashtu kanë parë një rritje të rasteve të Candida auris. Vitin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e përfshiu atë në listën e saj të "patogjenëve me përparësi". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI